• |
ide | kryesore

Thaçi paralajmëron dorëheqjen: Nësë aktakuza konfirmohet, nuk do të përballem me drejtësinë nga zyra e Presidentit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi paralajmeroi doreheqjen nese konfirmohet aktakuza nga Gjykata SPeciale.

Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam”, deklaroi Thaci gjate nje videomesazhi te publikuar ne faqen e tij ne Facebook.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *