• |
ide | kryesore

Versioni i ri i ‘The Princess Bride’ në kushtet e Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Një bebe nuk është “projekti” i vetëm i përbashkët që Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë së bashku. Sipas The New York Post çifti do të marrë pjesë në versionin e ri të klasikes ‘The Princess Bride’. Filmi do të shfaqet në platformën digjitale Quibi dhe do të xhirohet me telefon celularë në shtëpitë vetjake të aktorëve.

Do të ishte shumë e pritshme që Sophie të luante rolin e princeshës Buttercup, prandaj nuk do të ndodhë kështu. Ata do të ndryshojnë role dhe Joe do të jetë ai që do të vishet me petkun e princeshës, ndërsa Sophie do të jetë fisniku Westley. Të tjerë aktorë krahas çiftit do të jenë edhe Beaanie Feldstei, Zazie Beetz, Hugh Jackman, Chris Pine, Keegan-Michael Key, Tiffany Haddish, etj. Aktorët do të ndryshojnë personazhe gjatë filmit, duke pasur mundësi që secili t’i kushtojë homazhe sipas mënyrës së tij princeshës. Gjithashtu është zbuluar se gjatë skenave që do të duhen figurantë, kompania do të punojë me lego dhe efekte speciale. Duket sikur koha e Covid-19 po e bën kinematografinë më kreative. Ky projekt mbështet edhe një kauzë fisnike, pasi dhuroi $1 milionë për të ushqyer njerëzit në nevojë gjatë situatës së pandemisë për organizatën World Central Kitchen. Kapitulli i parë i “The Princess Bride” do të jetë i aksesueshëm sot (29 qershor) në Quibi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *