• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tragjedi në Kukës, liqeni merr 2 jetë brenda ditës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës. Kamioni drejtohej nga një 37-vjeçar me iniciale F.Ll. Për nxjerrjen e trupit të drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë janë angazhuar polumbarët e forcave RENEA.

Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë si dhe dhjetëra banorë të fshatit Kolsh si dhe nga Kukësi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kolshit. Polumbarët vazhdojnë kërkimin në ujë. 37-vjeçari me gjithë kamionin është nën ujë në rreth 15 metra thellësi. Ky rast është viktima e dytë në liqen për ditën e sotme, pasi në mesditë u mbyt një 16-vjeçar nga fshati Bardhoc.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *