• |
ide | kryesore

Ajo që nuk u pa pas fotos/ Takimi Rama – Albin Kurti shkoi shumë keq

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Takimi më i vështirë i Edi Ramës në Prishtinë (pas Ramush Haradinajt që as nuk denjoi ta presë) ka qenë ai me Albin Kurtin. Dhe kjo jo vetëm për faktin se ndryshe nga liderët e tjerë Albini nuk doli ta presë në hyrjen e selisë së Vetëvendosjes. Lapsi.al ka mësuar se për të gjitha temat që janë hapur Rama dhe Kurti nuk kanë pasur ide të njëjta. Në Vetëvendosje nuk ka të njëjtin sensibilitet për nevojën e një uniteti të forcave politike në Kosovë, për disa akuza që ende nuk janë zyrtarizuar.

Lexo më tej:

Analiza/ Pse shkoi Rama në Kosovë (sipas deklaratave të tij)

Që gjithçka në takimin e tyre nuk ka vajtur mirë u pa edhe nga konferenca për shtyp e kryeministrit shqiptar. Pa folur drejtpërdrejt ai ka përdorur slloganin e njohur të Vetëvendosjes për të bërë një paralelizëm. “Kush mendon se me këtë akuzë Hadriut dhe Hashimit i “ERDHI DITA” më kujton at Gjergj Fishtën që thoshte se shqiptarët janë ashtu siç i do armiku”, luajti Rama me fjalët.

Pra duket se mëria ka qenë më e thellë sesa ajo që paraqitën me foto disa portale, ku Rama dukej se nxinte në fytyrë, aq sa ai e krahasoi Albinin me një shqiptar sipas asaj që do hasmi.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Kot sa e ka takuar, kurti seshte askushi tani
    Madje kot ka vajtur i gjati ne kosov
    le ti zgjidhin vet punet e tyre

  2. Ja e hodhi helmin Lapsi ne opinionin publik.
    LAPSI KA MESUAR SE… .. dhe fillon fantazia e Shkurdhakut. Filln te nxjerri vrerin e tij .

  3. Nuk la nevoje per shqiptare te tjere “siç i do hasmi”. Mjafton ti o lëtyre doçerish, per te gjithe shqiptaret, ashtu siç i do hasmi, Qen ….tradhtar i atdheut tend !

  4. Shume turp per Kurtin qe priti kete legen tradhetar. E vetmja gje pozitive qe ka Kurti eshte te qenit ne nje linje dhe i pandryshueshem. Si mund te presesh nje njeri qe ka injoruaar Kosoven ne nismen e vet te Schenkenit ballkanik, qe ka punuar haptazi kunder interesave kombetare dhe territorin kosovar e ka trajtuar si mall tregu te vetin pa asnje te drejte. Ky puthet e qihet me Thacin nje tradhetor i konfirmuar dhe Kurti e pret ne takim. Ky takim i vlen vetem nderit te Kurtit sepse ai i Rames eshte tashme i vulosur.

  5. Duhet pershendetur Kurti qe priti Ramen. Pavaresisht se Rama nuk i duhet kujt ne trojet shqiptare ai fakeqesisht eshte kryeministri i Shqiperise dhe na pelqen apo jo protokolli strikt e do qe te pritet, por asesi ti buzeqeshet. Rama eshte bere per ta qare me llahinga.

  6. YMER GELBAZA KELLIRA E SULMON ALBIN KURTIN ME POROSI TE EDI EDI RAMES thotë:

    EDI RAMA VETEM MUND TI RRUAN BOLET ALBIN KURTIT DHE DITMIR BUSHATIT

  7. Nastradin Rama, kufome e qelbur mbi dhe’!
    Z.Kurti bani gabim qe e takoi.Kryemuti Rama per sa kohe asht n’pushtet,vetem shkaterrim ka per te sjelle,jo vetem Ne n’Shqiperi,por per te gjithe shqiptaret ne Ballkan.

  8. Rama eshte bere vete si Robert Camcakezi. Vjen verdalle kot, po te gjithe e kane kuptuar dhe e qeshin mbas kraheve. Albini dhe Ramushi, ne ndryshim nga te tjeret e qeshin ne sy kete liderin global qe nuk e nxorri nje here qimen nga qulli. Je bere barcalete o qyfyrexhi. Po plakesh shume me shpejt dhe me keq se Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *