• |
ide | kryesore

Aksioni i madh anti drogë Itali-Shqipëri/ Kreu i SPAK: Do të hetojmë deri në fund për autoritetet shtetërore që e lejuan dhe e favorizuan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SPAK, Arben Kraja ka marrë pjesë në konferencën online të Anti- Mafias italiane ku u arrestuan 37 persona në Itali dhe Shqipëri, si dhe u sekuestrua 3.5 ton drogë me vlerë 40 milionë euro.

Kraja tha se SPAK nuk është kufizuar vetëm në urdhër- arreste por edhe në akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale duke kryer edhe sekuestrime ndaj këtij grupi kriminal në Shqipëri.

Ai shton se ajo çfarë do të vijojë të bëjë SPAK, është që do të hetojë për autoritetet që e lejuan këtë grup kriminal dhe e favorizuan që të trafikonte drogë duke çuar para përgjegjësisë penale këdo që është i përfshirë.

“Sot jemi konkretë në operacionin që kemi realizuar. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigjia më efektive që mund t’i jepet krimit të organizuar që funksionon në rrafshin nëdrkombëtar.

Ajo që dua të them është që operacioni ishte  i suksesshëm. Koordinim perfekt, strukturave policore shqiptare dhe prokurorive shqiptare e italiane.

E reja që kemi thënë është që nuk jemi kufizuar vetëm tek arrestimi i personave përgjegjës, por kemi ngritur edhe akuza për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kemi sekuestruar produkte të veprës penale.

Jemi të vendosur dhe dua të garantoj, që edhe ekipet e përbashkëta të vijojmë me të njëjtin seriozitet deri në përfundimin e hetimeve.

Do të vazhdojmë të hetojmë deri në detaje për përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar trafikon e drogës nga grupi kriminal.

Kushdo që të jetë i përfshirë, do dërgohet para përgjegjësisë penale. Ju falënderoj dhe besoj tek bashkëpunimi jonë i matëjeshëm.”- tha Arben Kraja.



4 Comments

  1. Nga ajo qe ishte menduar te bente dhe ku eshte katandisur SPAK eshte ne mes nje idiotesi e tere.
    SPAK duhet te merrej maximalisht me rreth 500 persona dhe jo te merret me policin dhe rojen e bashkise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *