• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane: Në një kohë krize, roli i parlamentit jetik për miratimin e ligjeve emergjente

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ditën ndërkombëtare të parlamentarizmit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për rolin e parlamentit.

Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se parlamentet punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit dhe se në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë.

“Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit.

Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë”, shkruan Ambasada Amerikane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *