• |
ide | kryesore

Analiza/ Pse shkoi Rama në Kosovë (sipas deklaratave të tij)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në konferencën e tij për shtyp në fund të vizitës në Prishtinë, Edi Rama tregoi së pari mosarsyet e qenies aty. Ai tha se nuk ishte në Kosovë për të mbrojtur personalisht Thaçin dhe Veselin (E plote ne videon poshte). Ai këmbënguli se nuk i takonte atij të arrinte unitetin e faktorëve politikë. Ai pohoi se nuk ishte kundër një aktakuze të mundshme ndaj krerëve të UÇK, por vetëm ndaj fletërufesë që nxori pak ditë më parë prokurori i Gjykatës Speciale.

Njëkohësisht Rama tregoi edhe se përse duhej të qe në Kosovë. Ai tha se vendi ndodhet para një situate ku po ndodh “diçka e rëndë dhe e padrejtë”. Ai theksoi se po njolloset epopeja e UÇk-së. Ai la të kuptohet se drejtësia ndërkombëtare po bëhet pjesë e lojës politike.


Në fakt, në të gjithë mosarsyet dhe arsyet e Ramës, në gjithçka tha dhe ato që la pa thënë diçka mbeti e paqartë: cili qe mesazhi që përcolli kryeministri që u ngrit me vrap nga Tirana.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Turneu hipokrit i Ramës në Prishtinë

A donte ai të godiste Gjykatën Speciale? Jo. Sepse sipas fjalëve të tij ai e kishte vetëm me njoftimin e saj që e cilësoi si një fletërufe të kohës së revolucionit kulturor kinez.

A donte ai të mbronte epopenë e UÇK-së dhe luftën çlirimtare për liri? Jo. Sepse po të kishte këtë hall të njëjtin qëndrim do kishte mbajtur edhe kur Gjykata Speciale mori në pyetje Ramush Haradinajn, që e detyroi madje të dorëhiqej nga kryeministër.  

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

A donte ai të mbronte Hashim Thaçin si person? Jo. Sepse përndryshe nuk do pohonte se nëse aktakuza zyrtarizohet ai duhet ti përgjigjet asaj.

Ajo që dyhohet se Rama donte të mbronte qe projekti i përbashkët që ai ka me Vuçiçin dhe Thaçin dhe që vetëm ata e dinë.

Prandaj ai, ndryshe nga herët e tjera, i dha një përmasë shumë më të madhe se herët e tjera, thirrjes së një politikani para drejtësisë.

Prandaj, miku i tij Aleksandar Vuçiç, dhe mediat që ky i fundit kontrollon, nuk thanë asnjë fjalë dhe e kaluan në heshtje akuzat për Thaçin, ndonëse ato i shkonin shumë për shtat propagandës disa vjeçare serbe.

Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?

Duket sikur mes qëndrimeve të Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit, pas dështimit të samitit të Uashingtonit, ka një rakordim të plotë.

Ndoshta projektin e tyre të përbashkët Rama shkoi të mbronte në Prishtinë, por ngaqë nuk e thoshte dot kaq troç, u kalamend mes arsyeve dhe mosarsyeve të qëndrimit aty.

©Lapsi.al

23 Comments

  1. Plera tashme ju qjerr maska Esad pash Toptanit💩pas ati tradhetari ky esht me i rrezikshem🤮ky esht me funderrin se Vuqiq muti.harram qumshti i asaj pleres qe padashje i thirr mama.

    1. Ai qenka nxite tu be plazh dhe shkoi ne Prishtine per nje tave me speca te mushme o plak. Ca merreni menlegenin, as qe e rrun fare.

  2. Arsyeja kryesore per te cilen shkoi KM ne Prishtine, eshte marrja e masave per te shpetuar “koken” nga problemet qe do i dalin shume shpejt. Per kete arsye, ai i kerkoi Thacit qe te mos mbaje konferencen e shtypit qe ishte parashikuar per te dielen nderkohe qe vizita e Rames ishte lene per me dt. 2 korrik dhe te mos jepte doreheqjen pasi do e perballonin sebashku te keqen qe i gjeti. Fjala patetike e Thacit, kishte shume ngjashmeri me fjalimet qe mban shpesh Rama dhe me siguri eshte pergatitur nga ky i fundit. Edhe konferenca e Rames ne aeroport, kishte shume kontradiksione ne vetvehte. Me sa duket, qellimi i kesaj vizite eshte qe amnistimi i Thacit te perfshije edhe amnistine per ate vete dhe ky duket te jete qellimi kryesor i nje vizite qe suksesin me te madh te dukshem, kishte terheqjen e padise ndaj Haradinajt edhe kjo e bere ne simboliken e bashkimit te politikaneve shqiptare nga te dyja anet. Por nuk duket se do kete ndonje drite jeshile ndokund per KM shqiptar. Kete linte te kuptohej edhe shprehja e futyres gjate konferences se shtypit.

  3. EDI RAMA SHKOJ SI THOTE POPULLI PER TE LARE MUT ME SHURRE ,DHE U KTHYE SI ZAGAR ME BISHT NDER SHALE,ME MIRE LE TE JAP NJE PALLAT HASHIM THACIT NE VLORE DHE TI OFROJ AZIL POLITIK ,TE FUTEN NE NJE DHOME ME YMER GELBAZEN BATON HAXHIUN DHE LORENC VANGJELIN

  4. Pse shkoi Edvini I Kristaqit ne Prishtine?!…
    Shkoi qe t’ju nderroje pampersat “komandanteve legjendare” qe po qelbnin dynjane!!! Pampersa te prodhimit “Made in Serbia”….

  5. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  6. Po te pyesni Ramen as ai vete nuk e di se perse shkoi ne Prishtine. Me afer te verteses eshte fraza” Ra nje mort e u pame”

  7. Eh mor debil, maskara, komunist, njesoj, dhe madje shume me i keq se idhulli yt, Enver Hoxha.
    Nuk te vjen as t’ju shash më, se Jeni bërë per te qarë hallin. E keni bëre edhe Sonila Meçon si WC publike, ku shkoni bëni shurren ju prostatistat e PD-se.
    Por e keqja nuk je ti. Jane tere ata idiotër qe te vijne mbrapa dhe e quajne paturpesisht veten antikomunistë. Se si mund te pretendosh te jesh antikomunist dhe te shkosh mbrapa Sali Komunisto-kinezit vetem ata debilat e dine.

  8. Ta gezoni shqiperine fshataregej komunistaevgjiter. Nje hale. Po ky niko pelesh bythe nga behet, a di gje krietari gramoz letyre termet tepelena?

  9. Ramushka shkoi ne Kosove per nje mesazh per Haqimen – Mos jepte dorheqje por te shkoje ne Hage si President!
    Sepse Ramushka mendon ashtu si Haqimja se duke ndenjur sus prane Vucos po mbajne “stabilitetin” ne Ballkanin Perendimor aq te deshiruar per Perendimoret! Dhe zgjasin dhe zvarritjen ne pushtet, sigurisht.
    Por…a shkon dot ne Hage Haqimja si President ne detyre i Kosoves?
    Shkon Haqimja shkon, eshte mesuar me plenc ne surrat, por kete here plenci ne koke i mbetet Kosoves qe ka nje te pa cipe President qe e felliq duke vajtur si i tille, President i Kosoves pra, ne Hage…

  10. Sa keq paska dale ne foto rama. Nuk do e votoj me. Nje falenderim i madh per lapsin qe i tregoj te verteten popullit me kete foto

  11. Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim, Triesten nuk e japim”.

  12. Pse shkoi Rama ne Kosove? Qe te terheqe padine ndaj Ramush Haradinajt (me kusht qe Ramushi ti tregoje rrugen per Gjykate te Hages Hashimit)

  13. Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjedhore, edhe pragun 0.5 përqind, edhe korrektim kombëtar, edhe proporcional si në Kosovë, edhe sistem të përzier danez, edhe zgjedhje si në Angli, dhe të gjitha këto njëkohësisht, bëjnë pjesë në dy kategori.

    Në rastin më të mirë, ata janë të paditur, dhe, siç ka rënë dakord njerëzimi prej shekujsh, këtyre u lejohet të thotë çfarë të duan dhe nuk ia vlen t’i komentosh.

    Në rastin më të keq, janë ca tipa që duan të na kujtojnë se janë gjallë, dhe duhet patjetër të shprehen për dicka. Ky, në fakt, është një hall real dhe i madh, por që nuk ua zgjidhim dot.

  14. Shkoi atje si “babai i kombit’ , si më i zgjuari nder të çmendurit, për të larë M** me Sh****. Shkoi se i djeg edhe atij dhe ka frikë se i prishet plani i tradhëtisë, minishengeni, shkëmbimi i territoreve : Kosovë -Serbi, se mos humb mikun e ngushtë, Vuçiçin, Hashimin dhe Batonin. Shkoi dhe la nam. me Ramushin nuk u takua. Si njeri i lexuar nuk e dinte i mjeri se kur nuk je i ngjashëm me atë që do të takosh, edhe po e takove, ai takim nuk ka asnjë vlerë. Më mirë që nuk u takuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu