• |
ide | kryesore

Turneu hipokrit i Ramës në Prishtinë

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Edi Rama ka përmbyllur me turneun e Prishtinës paradën e dyshimeve që po ngre prej një jave për efikasitetin, ndershmërinë dhe paanësinë e drejtësisë ndërkombëtare.

Duke artikuluar sot pikpyetje për efikasitetin e saj në rastet e Haradinajt apo Limajt, duke luajtur rolin e vëllait që jeton në shtëpi tjetër, por që ka vënë re “diçka të rëndë dhe të padrejtë”, duke denoncuar njoftimin e Gjykatës Speciale si fletrufe të ngjashme me ato të revolucionit kulturor, kryeministri shqiptar ka furnizuar me barut të gjithë armatimet që godasin mundësinë e marrjes së Hashim Thaçit apo Kadri Veselit si të pandehur.

Deri këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë mëkat.

Çdo mendje e ftohtë e shikon me dyshim njoftimin e Hagës të bërë tre ditë përpara samitit që do të zhvillohej në shtëpinë e Bardhë, çdo kush mund të ketë të drejtë të vëzhgojë pas tij një prapavijë politike, sejcili është i lirë të ngrejë dyshime për pavarësinë e një tribunali të votuar me këmbënguljen e viktimave të tij të mundshme.

Pra deri këtu Rama mund të jetë OK.

Edhe si qytetar edhe si kryeministër i një vendi askush nuk mund ti’a mohojë atij aludimet për “një drejtësi të stërzgjatur që nuk është më drejtësi”, për një sistem të pakundondodhur në botë që po gjykon ish komandantët “me gjashtë shkallë”, për dështimin me radhë të gjykatave të OKB-së, Euleksit, atyre vendase me mbikqyrje të huaj, etj.

Lexo me tej:

Gjykata Speciale/ Pse Rama veshi kostumin popullor të patriotit folklorik?

Por në përfundim të gjithë kësaj fushate, pasi ke dëgjuar të gjitha këto akuza të Edi Ramës për drejtësinë që i ka lënë fëmijët pre të ankthit, nëse i kanë baballarët heronj apo kriminelë, ke të drejtë të ngresh një pyetje:

A mund të provohet e gabueshme, e padrejtë, e pandershme, asimetrike dhe e manipuluar një arkitekturë drejtësie e ngritur nga ndërkombëtarët? A mund të rezultojë dështim një eksperiment “sui generis” i implantuar në një demokraci foshnjore si Kosova?

Absurdi i Ramës/ Edhe thotë do shkoj në Kosovë për të mësuar edhe jep verdiktin pa mbërritur

Natyrisht, kryeministri shqiptar bën mirë që na fton të ushtrohemi në këto dilema në rastin e Kosovës. Por ky, Rama i Prishtinës, është tejet hipokrit kur e krahasojmë me alter egon e tij të Tiranës.

Këtej nga anët tona, që prej vitit 2015, ai anatemon ç’do kënd që shpreh rezerva apo ngre dyshime për drejtësinë që po vënë në zbatim ndërkombëtarët.

I njëjti njeri, që deklaron publikisht se firmos në letër të bardhë mbi çdo draft me të cilin bien dakord të huajt, që etiketon si të frikësuar nga burgu cilindo që s’pajtohet me asimetrinë e vendimeve të vettingut, që përqesh të gjithë ata që revoltohen për emërimet skandaloze në drejtësinë e re, nuk mund të ketë dy standarte kaq kundërthënëse.

Natyrisht, pavarësisht qëllimeve të mbrapshta që ka për ti dalë në mbrojtje Thçit, ndonëse po bën përpjekjen e fundit për të mbajtur në këmbë planin e përbashkët me Vuçiçin, duhet thënë se qasja dyshuese e Ramës ndaj drejtësisë që bëjnë ndërkombëtarët, në këtë rast është më e drejtë.

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

Ajo rrëzon njëherë e mirë mitin e ngritur gjatë kohës së qeverisjes së tij, se reforma jonë në drejtësi është e përkryer, vetëm se e kanë dizenjuar dhe implantuar disa zyrtarë perndimorë.

Pra, në fund të turneut të tij hipokrit në Prishtinë, pa marë parasysh qëllimet reale që pati, duke lënë mënjanë interesat e veta politike të momentit, duhet thënë se Rama na e bëri një të mirë: ai filloi rrënimin e një bestydnie që e ka kultivuar vetë, asaj të një drejtësie që duhet ti bindemi kokëulur, sa herë që ajo ka vulën e ndërkombëtarëve. Ai na ftoi të rinisim të arsyetojmë me mendje të hapur, rast pas rasti dhe jo nën dikatatin e pranimit të gjithçkaje, pasi për të kanë dhënë bekimin të huajt.   

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Bushat, shkrim i shkelqyer!
    Por fjalen ‘hipokrit’ disa e dine per vlere…
    Mbase ‘i dyfytyrshëm’ do te tingellonte me bindshem, per kete njeri me me shume se 2 fytyra gjithsesi.

    1. cfaredo te beje rama ky robi me emrin andi kunder do i dali instinktivisht. kshu jane shqiptaret inatcinj dhe kontrapedal. faktet flasin vet

  2. Nuk kishte si ndodhte ndryshe ..
    Do ta bente anal-izen e rradhes anal-isti i madh Bushati.
    I jane errur syte aq shume nga urrejtja ndaj Rames sa nuk e ze gjumi naten.
    Po kalon ne skicofreni totale.

    1. Po analist eshet Bushati o idiot se po te mos ishte, nuk mbante ne kembe portalin me te madh dhe me te besueshem shqiptar,dhe nuk e ftonin te gjithe TVte ne emisionet e tyre. Nqs eshte dikush qe kontribon ne rrezimin e Rames,eshte Bushati dhe Shkullaku dhe jo PD.Dhe per kete ne vend se ta shash duhet ta falenderosh.Por ti e shan, se je nga ata te Rames,dhe askujt nuk ia ka friken me shume Rama se sa mendimit kritik dhe analizes se shkelqyer te Bushatit dhe Shkullakut. Kete e di edhe bufi

  3. Bushat je bere si saldatori i Uzines Enver,qe vetem saldonte vrimat e maqinave te prishura.
    Mekate ka plot por te gjithe bejne edhe prokurorin edhe gjykatesin edhe arkitektin edhe historine por harrojne Shqiperine,.
    Vone ose jo vone historia nuk saldohet me arna te ndryshkura nga njerez qe merren gjithe diten me gerr-verr.
    Me mire nje paqe me dhimbje se nje nje lufte pa fitimtare.

  4. Edi Rama u shpreh në Kosovë sot: “Kush më thotë je vëllai i Vuçiç, i them amanet mushkat”.
    “Mendoj se Shengeni Ballkanik është diçka e mirë për të gjithë ne. Kjo sepse “shuan” kufijtë. Me shengenin, kush hyn në Aeroportin Adem Jashari, mund të shkojë deri në Sarandë. Kush hyn nga Kakavija, mund të vijë deri në Brezovicë pa kontroll fare”.

    @ Karikaturë Kryeministër.
    Pse o mushkë, për të lëvizur nga aeroporti “Adem Jashari” Kosovë në Sarandë Shqipëri,
    duhet të marrim leje te shengeni i Vuçiçit në Serbi ???
    Pse o mushkë, për të lëvizur nga Kakavija Shqipëri në Brezovicë Kosovë,
    duhet të marrim leje te shengeni i Vuçiçit në Serbi ???

  5. o and kaushi ke nje vit vetem per ramen shkruan. bej icik pushim o mrrokell se ka plot tema qe mund te shkruash. je ber me keq se fari balliu

  6. Turrneu famekeq i rames ne kosov ky do jete turrneu me i rrezikshem i keti famozi i keti regjizori rus kosavaret nuk duhet ta kishin takuar fare duhet ta kishin perzen ky eshte fatkeqesi e kombit shqiptar ky deklaronte jo me pake se 100 here qe ruga e kombit eshte rruge qe ste con gjekundi ky delaronte se kemi 00000 problem me fqinjet ky deklaronte se coptimi i kosoves e donte amerika fatkeqesi kombetare RAMA

  7. Nëse Bushati do të gjente forca për ti ikur mendësisë subjektive të përgjithësimit se e keqja vjen nga Amerika apo nga Europa, analizave të tij do tju hiqja kapelen.
    Por ajme !
    Atij i është fiksuar në kokë se fajin e kanë “ndërkombëtarët”, dukei futur me këtë emërtim të gjithë njëlloj.
    Është naivitet të mendosh se në perëndimin demokratik ku aspiruam ne shqiptarët të shkojmë, të gjithë politikanët, të gjitha partitë, të gjithë juristët kanë një mëndje.
    Nëse do të analizojmë problemin e Kosovës, mjafton të përmendim faktin se 5 shtete antare të BE, vazhdojnë akoma të mos e njohin pamvarësinë e saj.
    Spanja katolike e katër shtete të tjera ortodokse nëse nisemi nga rrjeshtimi fetar.
    Në mëdyshje ka qenë edhe Franca e udhëhequr nga socialistët por që tradicionalisht ka qenë më afër serbëve sesa shqiptarëve.
    Po kjo histori edhe me Italinë, ku qeveritë e majta kanë flirtuar më shumë me lindjen, Rusinë e Serbinë, sesa me ne shqiptarët.
    A nuk ishte socialistja italiane Mogherini, një nxitëse e planit të fshehtë, Vuçiç, Thaçi , Rama për ndarjen e teritoreve ?
    Ju gëzuam ne shqiptarët lajmit që më së fundi Mogherini doli nga KE.
    Por përsëri me politikën e jashtëme të BE , kemi një spanjoll e një sllovak, që vijnë nga dy shtete që nuk e kanë njohur pamvarësinë e Kosovës.
    Nuk mund ti cilësojmë si filoserbë, ama edhe mund të dyshojmë se mbështesin politikën e jashtëme të vendeve të tyre..
    Le të hidhemi tani në Amerikë.
    Vërtetë që SHBA nën udhëheqjen e presidentit demokrat Klinton, mori vendimin fatlum për ne shqiptarët që NATO të ndërhynte ushtarakisht kundër Serbisë, por a nuk ishte po ky Klinton që me marëveshjen e Dejtonit, pati partner në marëveshje Millosheviçin duke e injoruar fare problemin e Kosovës , kur presidenti Bush senjor, ju pat deklaruar vijën e kuqe serbëve për Kosovën ?
    Përse harojmë se presidenti tjetër demokrat, Obama ngjiti shkallët e karrierës së tij politike edhe me ndihmëm e lobit serb në SHBA ?
    Përse gjatë kohës së presidencës së tij, interesi i politikës së jashtëme amerikane u zbeh për problemet e Ballkanit ?
    Ndërkaq edhe në rradhët e kongresmenëve demokratë ka pasur figura të shquara që kanë mbështetur me forcë çështjen e drejtë shqiptare si Eliot Engel, siç ka pasur edhe zyrtarë të lartë republikanë si Bolton, që ka qenë një filoserb i deklaruar. Si Bushi junior, ashtu edhe Trump, ndonëse ky i fundit me vonesë, e shkarkuan nga detyra këtë person kontravers.
    Mollë sherrri politik, si në BE edhe në SHBA, midis liberalëve e konservatorëve , është bërë akuza se kush po mbështet Putinin e Rusisë.
    Unë nuk dij që në historinë e politikës amerikane të ketë pasur ndonjë kandidat socialist për president të republikanëve që të ketë qenë i dashuruar me sistemin socialist lindor, por di që nga demokratët pati një kandidat , Sanders, i deklaruar publikisht si socialist.
    Si përfundim nga ky realitet na del pra që nuk ka sepse të përgjithësojmë politikën me fjalët Amerika e Europa, pasi si në kontinentin e vjetër, edhe në kontinentin “e ri”, ka ekzistuar diversiteti politik, pasi ka ekzistuar një sistem demokratik pluralist, që njerëzit e e mësuar me sisteme monopartiake, e kanë të vështirë ta kuptojnë.

  8. Bushat, Analize shume e mire, te lumte.
    Mos i ve re ketyre qe punojne nga bodrumi I Kryeministrise, se punojne per buken e gojes. Qenkan shtuar shume….

  9. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  10. E merr Bushat…. nuk te del e keqja ty bashke me ate talibanin tjeter. Ben gjith ket hartim, tip analize e cila ne themel krahason kekun me byrekun.

    Gjykata speciale Kosoves ka 75 veta personal baze dhe 140 veta personel mbeshtetes – te gjithe te huaj. Ishte nje nga kushtet per pavaresine e Kosoves. Sigurisht qe mund te perdoret per presione politike – ndodh kudo. POR vepron brenda kuadrit ligjor dhe jep drejtesi.

    Drejtesia ne Shqiperi ishte e perbere nga juriste plepash, qe nuk e kane per turp te deklarojne 6-7 pallate pasuri, apo 1.5milione dollare pasuri te bera nga puna ne emigracion. Drejtesia qe nxori te pafajshem 7-0 presidentin e nderuar dhe i dha fitoren ne tavoline Lulzimes. Drejtesia ne Shqiperi ishte e PUNESUAR nga Sula, Meta e Lulzimja.

    A ekupton ndryshimin?

    Po se kuptove pyet Gjin Gjonin apo ate katnarin tjeter attorney general ms Llalla dora vete.

    1. More nuk e mar vesh se me çfarë truri arsyetojnë ca injorantë këtu që drejtësinë e paska n mbushur me njerëz të korruptuar “Saliu, Lulëzimja, apo edhe Meta” ?
      Nëse drejtësinë e paskan pasur këta në dorë, a do të guxonte Rama të mbushte institucionet e shtetit me persona të ardhur nga bota e krimit e të dënuar nga gjykatat europiane për vrasje, përdhunime, trafik droge e prostitucioni ? Po nxirni o debilë qoftë edhe një emër të PD që të ketë pasur të kaluar kriminale e të jetë ndëshkuar nga gjykatat ndërkombëtare për krime ?
      Meri me radhë të gjitha institucionet e kapura të shtetit nga Rama.
      Ke dy ministra të mbrendshëm të pezulluar nga detyra që kanë pas lidhje edhe familjare me bandat kriminale të drogës.
      Sa komisarë policie gjatë qeverisë Rama kanë dalë të akuzuar po për këtë ?
      Sa deputetë të PS u verifikuan si persona me të kaluar kriminale në emigracion ?
      Sa kryetarë socialistë bashkie gjithashtu ?
      Nuk po llogarisim se sa këlyshër të sistemit kriminal diktatorial enverist janë të punësuar nga kjo qeveri në poste të larta shtetërore.
      Për ty krimi më i madh i liderëve të PD, profesor doktor Berisha, e juristit të dipllomuar në Hollandë Basha, qenka se ata quhen Sali apo Lulzim, e që ti me marrazin e banditit që ata të kanë prerë kotheren e trafikut të drogës, kujton se po i zhvlerëson duke i quajtur “Saliu” apo “Lulzimja”
      Ja u bë vetingu e u larguan “juristët e korruptuar të plepave”.
      Ja na u krijua edhe SPAK-u.
      Përse nuk po del një prokurori apo një gjykatë që të hetojë, e ndëshkojë Berishën, Bashën apo Metën për “krimet” e tyre ?
      Ka bërë në këto 7 vite qeveria Rama pothuajse çdo javë veprime flagrante në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve.
      Kush është ndëshkuar nga “drejtësia e reformuar” ?
      Edhe Saimir Tahir që u akuzua e ju kërkua nga prokuroria ndëshkimi me 12 vjet burg, vazhdon të sorollatet nëpër gjykata me kërcënimin se po më ndëshkuan mua, do ju a nxjerr të palarat edhe të tjerëve, duke aluduar hapur edhe për shefin e tij Rama.

  11. I ra Skema e bere me Vucicin ku gjasme zgjidhin ceshtjen rajonale dhe marin OK Rama-Vucic te bejne cdo gje ne vendet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *