• |
ide | kryesore

Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventus: Vrioni do të ketë një ‘Maestro’ për të mësuar

-Instant, Sport



Pas 5 vjetësh mungesë kthehet tek Juventus Andrea Pirlo. Ish-fantazisti bardhezi do të drejtojë skuadrën Under 23 të Juventus, duke marrë vendin e Fabio Pecchia që, në këtë sezon të fundit, fitoi Kupën e Italisë të Serie C e udhëhoqi skuadrën të diskutonte playoff. Pirlo, që ka licensën për të drejtuar moshat e skuadrat deri në “C”, do të marrë me vete edhe Roberto Baronio si ndihmës.

Pirlo do të jetë kështu trajneri i ri i Giacomo Vrionit, sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë që luan për U23 e Juventus. Prej disa muajsh, Pirlo kishte bërë të ditur se dëshironte të provonte një aventurë të re si trajner, i frymëzuar nga Antonio Conte. Që në mars nisën kontaktet e para me Juventus, ndërsa në orët e fundit edhe lëvizja përfundimtare.

Natyrisht ish-mesfushori duhet të presë fundin e sezonit përpara se të debutojë në rolin e trajnerit të ri bardhezi, duke qenë se Under 23 është i impenjuar në playoff.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *