• |
ide | kryesore

Arrestohet personi i 4 i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bie në prangat e policisë bashkëpunëtori 4 i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit te Komuna e Parisit. I arrestuari është P.Pusi, 25 vjeç, shok i ngushtë me Viktor Markun. Ai është kapur këtë të martë në Shkodër.

Më herët janë prangosur Sebastian Mali dhe daja i tij Viktor Marku si dhe vajza që nxori në pritë viktimën, Adjola Lakra, e cila ishte njëkohësisht edhe e dashura e Hekuran Billës.

Ngjarja ka motive hakmarrje, pasi 40-vjeçari kishte vrarë në Britaninë e Madhe Prel Markun, vëllanë e Viktor Markut gjatë një sherri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *