• |
ide | kryesore

Basha takon bizneset në Golem: Sektori i turizmit në krizë të thellë, Ramavirusi i ka lënë vetëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime ditën e sotme në zonën e Golemit me sektorin e turizmit, ku konstatoi krizë të thellë ekonomike si edhe braktisjen totale nga qeveria.

‘Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë. Sot u takova me operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit. Hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë më folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.

Në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive. Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit.

RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.

Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta.

Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje.

Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë. Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.

Cdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t`i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.

Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minjonët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet.

Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz punëtorë që mbajnë me bukë familjet e tyre duke punuar dhe promovuar natyrën tonë të bukur. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve.’



4 Comments

  1. Sa loqe qe Po tregohesh o lulzime po turizmin po e vuajne te gjithe shtetet qe e mesdheut nga situata covid19,ti kujton more loqe se ata nuk e kuptojne kete kur shqiperia eshte e mbyllur kush do ti vij atyre,po vjet o loqja lulzime kur erdhen 6.7 milion turista pse nuk u ankove ti o Loqeja salihut

  2. ”” Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar,… ”’
    Keshtu i thote dhe fermereve kur shkon dhe i takon.. ”’Prodhimi bujqesor do te jete prioritet i yne… ”’
    Keshtu i tha dhe nje pronari faconerie ”’ Ju do te jeni prioriteti i qeveris time…”
    Shiko tani kur te shkoje ne ndonje vend tjeter dhe do ju thote.. ”’ ju do jeni prioriteti i PDs..’

    Tani na dolen te gjitha prioritete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *