• |
ide | kryesore

Brescia ‘flak’ jashtë Balotellin: ushtrohet e drejta e zgjidhjes së kontratës

-Instant, Sport



Brescia është larg tetë pikë nga zona e shpëtimit, por ende matematikisht në lojë: pavarësisht kësaj klubi i Cellinos ka vendosur të largojë një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës, Mario Balotellin. Brescia e ka njoftuar lojtarin se ka ushtruar të drejtën e zgjidhjes së akordit që ishte në fuqi në rast të rrëzimit të klubit nga kategoria. Fillimisht skadenca ishte parashikuar në 30 qershor, si cdo kontratë, por pandemia ka spostuar për më vonë datat e fundit të kampionatit.

Sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport shoqëria lombarde, për të parandaluar kontestimet e mundshme, ka respektuar kohët origjinale, duke dhënë sinjalizin e thyerjes përfundimtare me Balotelli.

Nëse skuadra do të rrëzohet, do të ndodhë pas datës së fundit të kontratës, por me këtë lëvizje Cellino nuk dëshiron të lejojë burokracira të mundshme palës tjtër: rrugët mes Brescia e Balotelli janë të destinuara të ndahen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *