• |
ide | kryesore

Habit Vuçiç: Mund të ulem me Thaçin edhe pse akuzohet nga Haga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme” – deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic për “Politiko”.

Në versionin e përditësuar të intervistës për portalin e Brukselit, kreu i shtetit serb se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, pavarësisht aktakuzës kundër Thacit. Edhe pse nuk pranoi të komentonte mbi aktpadinë, Vucic e artikuloi qartë se e dëshiron të fillojë me ndërmjetësimin e BE-së dialogun e ngecur për më shumë se një vit.

“Politico” kujton se BE ka sinjalizuar që synon t`i japë një shtysë të re dialogut në muajin korrik.

“Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë,” – u shpreh Vucic.

Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj.

“Dialogu duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cila do të ishte perspektiva e të gjithë rajonit?” – pyet ai, duke shtuar se përfshirja e Thacit në këtë proces varet nga liderët e Kosovës.



6 Comments

  1. ramen,thaqin,kurtin,batonin,surroin,ruqin,ballen etj serbet i kan krymba qenefi stalini qe nga viti 1941,keta bejn pastrimin e qenefeve sllavoserbpruse.

  2. Mire e ke o serb. I bie qe ky ka vrare me shume shqiptare se sa serbe. Te uleni ne gjunje te njeri tjetrit dhe te filloni gojoret.

  3. KETYRE JU MUNGON REGJISORI LIDERI KRYEGUZHINJERI DHE DON KISHOTI VELLAJ I MADHE RAMA ATEHER DO TE DILNIN SHUME BUKUR.

  4. I pari që duhej të përgjigjej në një gjykatë speciale ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, është buzviçi Vuçiç, Gëbelsi i Millosheviçit, i dyti soziu i Enver Hoxhës Edvin Kristaq Rama e i treti Hashim Thaçi, kanakari i tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *