• |
ide | kryesore

Hakimi firmos për Inter: marokeni ka një mesazh për Dortmund

-Instant, Sport



Dita e parë si zikaltër për Achraf Hakimi. Marokeni zbarkoi në Milano pak pas orës 10.30, e rreth drekës përfundoi vizitat mjekësore në Humanitas, pastaj pasdite u drejtua në zyrat e Komitetit Olimpik Italian (Coni) për testin e aftësisë sportive që zgjati dicka më pak se një orë.
Ajo e sotmja ishte një blitz total për Hakimi që pas firmës mbi kontratë është nisur menjëherë, pa asnjë kontakt me tifozët (për shkak të distancimit social) por as me shokët e rinj apo me një vizitë në Appiano Gentile, duke qenë se Serie A është në zhvillim e nuk duhen shpërqendrime.

Marokeni ishte në Milano për vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses përpara se të vendoste firmën në kontratën 5 vjecare për 5 milionë në sezon. Hakimi, që luante i huazuar prej dy vjetësh tek Borussia Dortmund, i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë plus 5 bonus.

MESAZHI PËR TIFOZËT E DORTMUND
“Dy vjet të mrekullueshëm, mbyllet një etapë e bukur: përshëndes këtë klub që më dha shumë lumturi. I falenderoj të gjithë, ishte zgjedhja e duhur. E cfarë tifozeri e mrekullueshme, nuk do të harroj kurrë Murin e Verdhë” ka shkruar Hakimi për tifozët e Dortmund.

 

View this post on Instagram

 

Gracias @bvb09 ??.⁣ ⁣ Thanks @bvb09 ??.

A post shared by Achraf Hakimi (@achrafhakimi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *