• |
ide | kryesore

Jezusi si grua lesbike, filmi që shkakton debat

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndonëse nuk është konfirmuar ende një datë zyrtare, pritet që të publikohet një film, “Habit”, ku Jezusi të paraqitet si një grua lesbike.

Në film, në kastin e të cilit bëjnë pjesë Bella Thorne dhe këngëtari anglez Gavin Rossdale, Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, do të luajë si versioni grua i Jezusit. Personazhi i Bella-s portretizohet një “vajzë e hedhur që ka një fetish me Jezusin” dhe “në përpjekje për të gjetur zgjidhje për një situatë të dhunshme droge, maskohet si murgeshë”.

Filmi nuk është pritur mirë nga komuniteti fetar, i cili e ka cilësuar si “mbeturinë kristianofobike”. Një peticion online ka grumbulluar më shumë se 260,000 firma ku njerëzit kërkojnë që të mos publikohet. Nëpër debatet në internet thuhet se “filmi mund të hutojë fëmijët” si edhe është një “sulm ndaj portretizimit biblik të Jezu Krishtit”. Detaje të tjera nuk janë bërë publike. Nuk është hera e parë që paraqitja e një portreti ndryshe të Jezusit shkakton debat. Në dhjetor të 2019-s, më shumë se 2 milionë njerëz nënshkruan një peticion online ku kërkonin që një platformë që paraqiste Jezusin si homoseksual të bllokonte transmetimin.

,



4 Comments

  1. Nuk eshte puna se po e portretizojne si jo biblike Isain (Jezu Krishtin), por eshte se po ofendojne agjitojne dhe po shkaktojne dhimbje tek te tjere me dashje. Eshte problemi tek militantizmi ekstremizmi liberal sekularist qe tregojne keta njerez dhe ofendojne me miljona njerez te tjere per te cilet me mire ti ofendosh veten e tyre se sa Jezu Krishtin. Fus dhe veten ne kete grup si myslyman, tejet ofenduese dhe teper xhest i shemtuar, kafsheri. Vepren e Jezu Krishtit sado te perpiqen nuk do e mundin dote se ka Zot qe e mbron, por kjo mungese tolerance edukate dhe miresjelljeje elementare vetem se do shkaktoj dem ne njerez do ti percaj me shume e do ti shty me shume ne ekstremitete, besoj se ky eshte dhe qellimi i ketij filmi. Zoti i Madh i ardhte hakut ketyre.

  2. Kio eshte gje vulgare dhe bajate, por ama fillesat e lirise se shprehjes ne perendim jane tek blasfemia. Tani, blasfemi jane edhe karlliqe si ky filmi, por edhe idete e Galileos apo letersia e Boccaccio-s . Te krishteret jane rregjur tashme besoj. Fali Zot se nuk dine se c’bejne dhe vazhdo jeten!

  3. Mmmmm, parashoh kercenime me vdekje, telashe dhe inkuizicione per kastin…..

    “KRISHTI VDIQ PER FAJ TE VET!”
    Nietszche

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *