• |
ide | kryesore

“Katastrofë, po nuk fituam Kupën”: Hallaçi është ambicjoz, por për pikët me Tiranën u gabua

-Instant, Sport



Kukësin e prêt një javë delikate, duke qenë se në harkun e katër ditëve e prêt gjysëmfinalja e vajtjes me Teutën dhe sfida direkte me Tiranën, të cilën shpreson ta fitojë,të paktën për të treguar moralisht se 9 pikët e distancës që i ndajnë aktualisht dy skuadrat nuk tregojnë vërtetë diferencën mes tyre. Në gjysëmfinale të kompeticionit, të enjten, Blutë do të kenë përballë një nga skuadrat më në formë, por kjo nuk i frikëson kuksianët, që e konsiderojnë mos fitimin e trofeut një katastrofë, si artikulon zëvendës trajneri Rrahman Hallaci: “As nuk e cojmë nëpër mend që mund të mos e fitojmë Kupën – thotë Hallaci, me një eufori që shkon përtej sigurisë – Ne duam të fitojmë trofeun dhe me kampionatin që për momentin duket larg kemi si objektiv Kupën. Nëse nuk e fitojmë do të ishte katastrofë”.

Në fakt, Hallaci edhe përpara se Kukësi të mposhtej në Lac, e kishte konsideruar diferencën me Tiranën në 6 pikë (përpara se bardheblutë të mundeshin në Durrë), duke e llogaritur fitore të sigurtë ndeshjen mes tyre. Tani logaritë e kampionatit nuk dolën, sepse 9 pikëshi qendron në fuqi, e është shumë edhe nëse Kukësi, ashtu si besonte Hallaci, do ta fitojë sfidën direkte me kryeqytetasit.

Sa i përket Kupës, ndeshja e parë në shtëpi e bën Kukësin ta ketë të qartë se i bën punë vetëm një rezultat pozitiv, ashtu si është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pësojnë gol, duke qenë se më pas në kthim bëhet e vështirë. Në kampin kuksian situate është e qetë, edhe pse presioni për rezultatin ka filluar të ndihet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *