• |
ide | kryesore

Kim K, zyrtarisht miliardere

-Instant, Paparazzi, Slider

Kanye West ka postuar një foto për te festuar faktin se bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, është zyrtarisht një miliardere. Ai ka shkruar ngjitur fotos “Jam shumë krenarë për bashkëshorten time të bukur, Kim Kardashian West, që arriti të bëhej një miliardere. Ti ke përjetuar disa nga stuhitë më të llahtarshme dhe tashmë Zoti po bën dritë për ty dhe familjen tënde. Jam kaq i bekuar që kjo është “ende jeta”. Prandaj të bëra edhe këtë, “ende jetë”. Të duam shumë.

Por ajo që mund t’ju bëjë më shumë përshtypje në këtë postim është fotoja. Askush nuk mund të thojë me 100% siguri se çfarë është ajo që po sheh në këtë foto, përveç faktit se shfaqen disa perime dhe lule. Sidoqoftë dhuratat e bëra vetë janë ato më të bukurat. Ndërsa 1 milion pyetjet që lindën në lidhje me këtë foto, shpresojmë të adresohen në episodet e ardhshme të “Keeping Up With the Kardashians”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu