• |
ide | kryesore

Klubi italian “përzë” 10 lojtarë e luan me të rinjtë: Federata nis hetimin

-Instant, Sport

Tronditet Livorno: presidenti Spinelli ka vendosur të mos rinovojë kontratat e lojtarëve në huazim ose në skadencë pikërisht sot në 30 qershor. Bëhet fjalë për 10 lojtarë që, si një rrufe në qiell të hapur, janë lajmëruar pas seancës stërvitore e i është dashur të zbrazin dollapin: bëhet fjalë për Zima, Silvestre, Viviani, Rizzo, Rocca, Stojan, Marras, Ferrari, Brignola e Simovic. Zgjedhja e presidentit amarant derivon nga për shkak të situatës në klasifikimin e Serie B tashmë e pandryshueshme: pas 31 javësh skuadra e teknikut Fillippini, i vetmi i konfirmuar, është i fundit -12 nga vendi i 17.

Njëmbëdhjetë lojtarët që gëzojnë një kontratë disa vjecare janë Bogdan, Di Gennaro, Agazzi, Porcino, Marsura, Murilo, Braken e Mazzeo. Në javët e fundit të kampionatit do të zbresin në fushë lojtarët e sektorit të të rinjve.


Spinelli e ka shpjeguar zgjedhjen e tij në Tuttomercatoëeb: “Do të largohen ata lojtarë që kanë akordin në skadencë sot. Tashmë jemi në Serie C, ti zgjasnim do të ishte vetëm një shpenzim parash. Pas humbjes dje (2-0 kundër Venezia) është e kot të mendojmë ende shpëtimin. Lojtarët për të mbyllur sezonin nuk na mungojnë. Largohet edhe Filippini? Jo, ai do të përfundojë sezonin pastaj shohim cdo të ndodhë”.

Sipas disa organeve të shtypit për këtë situatë, prokura federale e Figc ka nisur një hetim për tu siguruar për sjelljen e shoqërisë toskane e të presidentit Aldo Spinelli. Idea është për të qartësuar nëse është bërë ndonjë thyerje e principeve të ndershmërisë e korrektesës sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu