• |
ide | kryesore

Kush është koka e organizatës që trafikoi 40 milionë euro, i arrestuar dhe liruar në Vlorë edhe 4 vite më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit
skafi.jpg

Robert Myftari i arrestuar mbrëmë në qyetin e Vlorës, i cili akuzohet si një nga kokat e një organizate që u shkatërrua në kuadër të operacionit ndërkombëtar Itali-Shqipëri me emrat e koduar “Shefi” dhe “Kulmi”, është arrestuar edhe më herët për një ngarkesë record prej 808 kilogramë kanabis.

Policia e shtetit më 21 qershot të vitit 2016, njoftoi se uniformat blu të policisë së Vlorës kanë prangosur sot 43-vjeçarin Robert Myftari i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim të 808 kilogram lëndëve narkotike me gomone drejt Italisë.


Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur në atë kohë se Myftari, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 10.11.2015, ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues “gomone” ka  tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 KG të llojit “Cannabis sattiva”, në drejtim të shtetit Italian.

Ai u prangos në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, por më pas është liruar në mënyrë të pashpjegueshme, për tu arrestuar natën e djeshme po në qytetin e Vlorës, pas një hetimi 5 vjeçar të antimafies italiane e cila e akuzon për një trafik që kap shumën e rreth 40 milion eurove.

5 Comments

  1. Nuk na vjen e keqja nga keta qe shesin droge ne europe sepse europianet e kerkojne e ne UA shesim e leke qe marrin ne Shqiperi vijne . E keqja e shqipetareve vjen nga hajdutet qeveritare me ne krye rilindjen e Rames kryemashtrues . Duke pare se qeveritaret vjedhin si ne Bagdat taksat e shqipetareve cfar do bejne te shqipetaret , Duke pare se pasurohen vetem qeveritare, detyrimisht Duke MOS pasur mudesi te pasurohen me Pune te ndereshme do te merren la tjeter me kontrabanden e droges . Perpara se te merren kontrabandistet e droges prokuroria te merret me hajdutellekun e qeveritareve e me kryehajdutin kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu