Robert Myftari i arrestuar mbrëmë në qyetin e Vlorës, i cili akuzohet si një nga kokat e një organizate që u shkatërrua në kuadër të operacionit ndërkombëtar Itali-Shqipëri me emrat e koduar “Shefi” dhe “Kulmi”, është arrestuar edhe më herët për një ngarkesë record prej 808 kilogramë kanabis.
Policia e shtetit më 21 qershot të vitit 2016, njoftoi se uniformat blu të policisë së Vlorës kanë prangosur sot 43-vjeçarin Robert Myftari i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim të 808 kilogram lëndëve narkotike me gomone drejt Italisë.
Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur në atë kohë se Myftari, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 10.11.2015, ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues “gomone” ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 KG të llojit “Cannabis sattiva”, në drejtim të shtetit Italian.
Ai u prangos në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, por më pas është liruar në mënyrë të pashpjegueshme, për tu arrestuar natën e djeshme po në qytetin e Vlorës, pas një hetimi 5 vjeçar të antimafies italiane e cila e akuzon për një trafik që kap shumën e rreth 40 milion eurove.
Do paguaj pak me shume kesaj here dhe do lirohet prape, ku eshte problemi ketu
Muti Kristaqit, vere emrin perse ke turp!?
po ti pse revoltohesh rilindas apo taljani po jua nxjerr lakrat
Lufta me drogen kete pune ka kapesh lirohesh kapesh prap dhe pastaj shkon ne pidh te semes
Nuk na vjen e keqja nga keta qe shesin droge ne europe sepse europianet e kerkojne e ne UA shesim e leke qe marrin ne Shqiperi vijne . E keqja e shqipetareve vjen nga hajdutet qeveritare me ne krye rilindjen e Rames kryemashtrues . Duke pare se qeveritaret vjedhin si ne Bagdat taksat e shqipetareve cfar do bejne te shqipetaret , Duke pare se pasurohen vetem qeveritare, detyrimisht Duke MOS pasur mudesi te pasurohen me Pune te ndereshme do te merren la tjeter me kontrabanden e droges . Perpara se te merren kontrabandistet e droges prokuroria te merret me hajdutellekun e qeveritareve e me kryehajdutin kryeminister