• |
ide | kryesore

“Merr frymë Mire”: letra emocionuese e Pjanic për Juventus

-Instant, Sport, Video

“Merr frymë Mire, kjo është fraza që përsëris në mendje, në momentet vendimtare të një ndeshje. E është ajo që përsëris tani, ndërsa ndërsa përpiqem të shkruaj atë që ndjej në këto momente”. Janë këto fjalët e para të një mesazhi të gjatë të publikuar në faqen e tij në Instagram, me të cilin Miralem Pjanic i është drejtuar Juventus pasi ka formalizuar kalimin e tij tek Barcellona duke nisur nga sezoni i ardhshëm. “Kam mbërritur këtu katër vjet më parë për tu munduar të fitoja gjithcka. Sepse edhe kur nuk arrin, kjo është ajo që duhet të provojë gjithnjë një lojtar i Juventus. Kanë qenë 4 vite intensivë, jetuar përkrah profesionistëve të mëdhenj por sidomos miqve të vërtetë, me të cilët kam ndarë fitore e rekorde, por edhe hidhërimin e humbjeve një hap nga finishi. Ishin vite në të cilat jam maturuar si njeri e prind”, ka vazhduar mesfushori boshnjak.

“Ky është qyteti ku Edin është rritur, duke u bërë tifozi i parë e kësaj skuadre, e ku me familjen time kam ndërtuar kujtimet më të bukura të jetës sonë. Mendoj se nuk mund ti them mjaftueshëm faleminderit familjes Agnelli,gjithë shokëve me të cilët kam ndarë këtë rrugëtim, faleminderit të ghithë vartësve e anëtarëve të stafit që më ndihmuar të rritem. Faleminderit tifozëve që cdo ditë më bënë të ndihem special”, shtoi ai .


“Sepse nëse ka dicka që kam mësuar, është se nuk ekziston një kohë minimale për tu dashuruar. Në fund është shumë e thjeshtë: vesh këtë fanellë e bëhet lëkurë e dytë, jep gjithnjë gjithcka e nuk gabon kurrë. Tani kemi pak kohë për të humbur e shumë për të fituar deri në fund të sezonit. E kështu merr frymë Mire. Sepse ajo që sot të duket e trishtë, nesër do jetë një kujtim i mrekullueshëm që mund ta mbash në zemër përjetë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu