• |
ide | kryesore

Murataj e Ntepe u ruajtën të freskët: Dovedan me plan për të mposhtur Tiranën

-Instant, Sport



Valentino Murataj e Ntepe dy lojtarët më të rëndësishëm të Bylis kthehen në fushë kundër Tiranës, pasi nuk luajtën në kampionat kundër Kukësit. Kapiteni dhe sulmuesi kanë qenë të skualifikuar dhe janë tani të freskët për të përballuar bardheblutë që vijnë nga sforco e madhe në Korcë, me Egbo që vazhdon të “sfilisë” titullarët e tij.

1-3 i debutimit pas rifillimit është konsideruar rastësi nga Dovedan e të tijtë, që momentin jo e kanë lënë pas. Mallakastriotët nuk kanë asnjë problem formacioni sepse edhe Mozzone e Barjamaj, dy lojtarët tepër të rëndësishëm në formacionin e Dovedan, do të kthehen kundër Tiranës, për gjysëmfinalen e vajtjes. Uruguajani dhe mesfushori janë dëmtuar në ndeshjen kundër Kukësit në kampionat, por kanë rikuperuar dhe janë stërvitur me ngarkesë të plotë, duke u vënë në dispozicion të teknikut për sfidën kundër bardhebluve. Bylis do të mundohet të shfrytëzojë në maksimum faktin që luajnë në shtëpi, duke e ditur fare mirë që në kthim në Selman Stërmasi i pret një sprovë e vërtetë. Kështu që objektivi është fitorja e të mos pësojnë gol…

Rezultatet kanë filluar të kthejnë, pavarësisht humbjes së fundit në kampionat përballë Kukësit. Edhe në atë rast Bylis ka rezervat e tij për arbitrimin, por tani vjen Kupa: dritarja e fundit për Europën e ëndërruar. E në Ballsh nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ëndërrat, pavarësisht se përballë do të jetë skuadra kryesuese e praktikisht kampione e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *