• |
ide | kryesore

Sherr masiv në Elbasan, 20 persona përleshen me shkopinj bejsbolli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr masiv ka ndodhur në Elbasan mes një grupi të rinjsh mbrëmjen e sotme. Abcneës raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”. Dyshohet për persona të plagosur. Sipas burimeve në vend ngjarje janë përdorur mjete të forta.

Mësohet se një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur një grup tjetër personash.

Personat sipas dëshmive kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë më xhama të zinj. Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 20 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë. Në spitalin kirurgjik në Elbasan janë disa persona që janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *