• |
ide | kryesore

Shtypi i Beogradit/ Trump anon nga serbët, kërkon votat e diasporës në SHBA

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Fjalët se pas marrëveshjes aspak të favorshme për Kosovën fshiheshin interesat presidenciale të Trump, për të marrë votat e lobit serb në SHBA qarkullonin prej kohësh, por tani ato kanë marrë konfirmim edhe nga udhëheqësit më të lartë në Beograd. Sipas një shkrimi të botuar së fundi në gazetën “Novosti”, presidenti Aleksandar Vuçiq është i bindur se për Serbinë do të ishte më e mirë fitorja e Trumpit, ndërsa për shefin e diplomacisë, Ivica Daçiqin (foto me Trump), kjo shtë një gjë që nuk duhet vënë në diskutim. “Administrata e presidentit Trump ka bërë hapa me rëndësi në lidhje me çështjen e Kosovës, meqë ka konsideruar interesat tona dhe ka marrë parasysh interesat tona dhe ka pranuar argumentet tona, gjë që administratat e përparshme nuk kanë pranuar ta bënin” ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Trump has Dacic's support for 2020 elections

Pikërisht për këtë Daçiq i ka bërë thirrje lobit serb në ShBA të votojnë për manajtin milioner të ndërtimit. “Nuk mendoj se do të ishte keq që vendi nga i cili rrjedhin t’iu sugjerojë se për kë mund të votonin, meqë në këtë mënyrë do t’iu transmetonim se çfarë përvojash kemi me administratën për të cilën bëhet fjalë” ka thënë ai për Novosti.

Kjo ide se diaspora në SHBA duhet të votojë për presidentin actual pasi një fitore e re e Trump do të ishte fat për Serbinë, e mbështesin edhe analistë me peshë në Beograd. “I deleguari special presidencial për dialogun mes Beogradit dhee Prishtinës, Richard Grenell (Poshte me Vuçiq), ka bërë disa veprime të cilat nuk i kishim pritur nga asnjëri nga presidentët e mëparshëm të SHBA. Përveç kësaj duke treguar gatishmëri të dëgjojë qëndrimet e zyrtarëve të Beogradit, administrata e Trumpit iu shmang qasjes binare problemit të Kosovës, sipas të cilës njëra palë duhet të humbë çdo gjë, në mënyrë që pala tjetër t’i fitojë të gjitha” i ka thënë Novosti-t analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror, Nemanja Staroviq.

My Europe: Trump′s Balkan deal sends shivers through southeastern Europe | Europe| News and current affairs from around the continent | DW | 01.02.2020

Pra në Serbi tashmë e pranojnë hapur se administrate Trump është më e favorshme për ta, prandaj ata po bëjnë plane që të apelojnë diasporën në SHBA të votojë për një mandate të ri të presidentit aktual. Kuptohet qartë se çfarë duhet të kuptojnë shqipëtarët prej kësaj.

©Lapsi.al

 



14 Comments

  1. Nga John Harris, The Guardian

    Mbi tre muaj raportim në lidhje me shpërthimin e Covid-19 dhe krizën sociale që ka shkakuar, ka diçka që duhet diskutuar patjetër dhe që është shumë e rëndësishme: ushqimi ose më saktë, numri në rritje i njerëzve që vuajnë nga uria.

    Ndërsa recesioni më i lartë ekonomik pritet të shpërthejë në vjeshtë, kompanitë ushqimore ose të ashtuquajtura banka ushqimore kanë raportuar një rritje të kërkesës, në disa vende, me rreth 300%

  2. Trump eshte presidenti me i pa afte dhe nje vegel ne duart ePutin Kjo dihet nga te gjithe pervec moronve qe e kane votuar

  3. Ne gjithe administratat amerikane pergjegjes per Shqiperine kane qene gjithmone ndonje nga vartesit e ndihmes zevendes sekretareve te shumte te Dep. Shtetit. Kurse ketu ne Tirane ekziston ideja se White House gdhihet e ngryset me axhenden shqiptare ne tryezat e saj.

  4. Janë bërë tashmë shumë qesharakë të gjithë socialistët e të majtët në Europë e në SHBA, me akuzat se Trump paska ardhur në Shtëpinë e Bardhë me ndihmën e Putinit..
    Trump është ndër presidentët amerikanë që është treguar me politikën më të ashpër me Rusinë duke ja shtuar asaj sanksionet e duke e injoruar Putinin.
    Është fakt se Putini ishte bërë figura me e fuqishme e politikës botërore, gjatë presidencës Obama, kurse qëkur erdhi Trump në Shtëpinë e Bardhë , nuk ja var më askush Putinit.
    Paska dalë tani edhe një gënjeshtër tjetër.
    Medemek Trumpi paska kërkuar sipas socialistit serb Daçiç, që të mbështetet nga diaspora serbe sepse kështu paska shkruajtur një gazetë e majtë amerikabe.
    Është përmendur nga të gjitha mediat e botës fakti se karrierën e tij politike Obama e filloi duke uzgjedhur senator në një shtet ku guvernator ishte një demokrat me origjinë serbe, e ku lobi serb në ate shtet ishte ndër më të fuqishmit.
    Asnjë qytetar amerikan me bindje konservatore nuk do ta kishte dhënë votën e tij për Trump, nëse do të shihte edhe shenjën më të vogël se ai kishte mbështetje nga Rusia..
    Putini, ashtu si edhe paraardhësit e tij komunistë, konsideron Kubën e Kastrove si shtet aleat.
    Republikanët e kritikuan ashpër veprimin e Obamës që qe presidenti i parë që shkoi në Kubën komuniste për të zgjatur dorën e miqësisë.
    Trump ishte kandidati fitues në garën e republikanëve për president,.
    Pra a mund të mendohet që ai të kete qenë filorus ?
    Është po ajo idiotësi e Tao Pallës që akuzon Bashën se paska paguar rusët që të lobojnë në SHBA për partinë demokratike shqiptare.
    E tha edhe komunisti i devotshëm Pandeli Majko që boll me këto marrëzira se kemi qenë ne komunistët gjithmonë mbështetës të Rusisë komuniste.

    1. Analize e sakte nga i paemer. Shume nga keta te tjeret i kane komentet me “keshtu thone te gjithe, e ka dhene televizori, keshtu e tha edhe ai” etj etj.
      Qellimi kryesor i Trump eshte fitorja e nacionalisteve kunder globalisteve jo vetem ne Amerike por ne gjithe boten.
      Qe te kuptohet ca se kush eshte prapa kesaj duhet te shihni aktoret “ne terren”.

      1. Edvin Kristaq Rama nje kone e Xhorxh Soros, financues dhe ideolog i te majtes boterore, promovues i kufijve te hapur, organizues i grushteve te shtetit, ne Shqiperi 1997, Ukraine 2 here, ne vendet Arabe duke i quajtur “Pranvera Arabe”. Promovues i homoseksualizmit dhe gjithe felliqesive te races njerezore, nje frontman i Shfrytezuesve Nderkombetare, (bankat e medha dhe Korporatat e medha).
      Rama eci ne politike vetem me mbeshtetjen e Soros, pa ate ai kurre nuk do kishte arritur aty ku eshte.
      Rama nga nje ane i ve takse rruge Shqiptareve e nga ana tjeter thote “duhet minishengen”. Meazallah se i thote goja te hapim kufirin me Kosoven njehere e pastaj me te tjeret por kerkon ta ktheje Kosoven e Shqiperine ne nje treg per mallrat Serbe. Gjithkush duhet ta kete kuptuar se Rama erdhi ne fuqi te shumonte ne miliarda ato 200 milione Eurot qe raportoi Zyra e BE-se ne 2013 qe i beri si Kryetar Bashkie. Kam bindjen se shume nga miliardat qe ka bere me korrupsion e droge ja dergon ne kesh “Xhaxhi Soros” qe ky te paguaje “Black Lives Matter” dhe Antifa” qe ata te shkaterrojne Ameriken.

      2. Vucic, ish Minister i Informacionit i Milloshevicit. Ky birbo luante shah me Mladicin. Gjithcka (e ka thene vete) qe bej me pare konsultohem me Putin.

      3. Hashim Thaci i cili u mor vesh qe pasi vodhi sa deshi per 20 vjet, donte te bente pazarin e fundit me minieren e Trepces, te ndanin miliarda me “Sandrin” dhe me Ramen pa Shqiptareve c’jau qi nonen. Duke u vene ne krye te gjithe kesaj ai duhej te kishte premtim nga Vucici se nuk do ta zinte ne goje per krime kunder Serbeve.

      3. Grenelli eshte nje zyrtar i vogel i Perandorise se Madhe, qe me dallavere do arrinte nje marreveshje “ala Ballkanike” e do ngrihej ne pergjjegjesi, do terhiqte ushtaret Amerikane nga Kosova duke e trumbetuar si fitore para Amerikaneve “po kthejme djemte ne shtepi”. Mendoj se Trumpi po e tallte kur ne nje rast i tha pak a shume popullorce “Je i pari bythqir qe ve bythen e ulesh ne ate karrike si Keshilltar Presidenti”.

      Serbet ne Amerike jane te perqendruar me se shumti ne Illinois, qe eshte nje shtet i te majteve. Trump nuk ka asnje shans te fitoje votat ne Illinois. Keshtu qe nuk eshte pune votash Serbe, Dacic thjeshte po ben politike kur thote Serbet te votojne Trump. Po te flasim per vota per Trumpin eshte e rendesishme te marre votat e 30 mije Shqiptareve ne Michigan i cili eshte shtet ku 10,000 vota e ndajne kush fiton. Po ashtu per te ka rendesi ne New York ku ka 200 mije Shqiptare.

      Si perfundim, mjafton tu hidhni nje sy kush jane “aktoret” dhe do ta kuptoni cfare luhet, nga cilet luhet dhe per cfare luhet.

    1. Nëse ke këllqe për të debatuar , nuk të pengon kush që të thuash edhe ti mendimet e tua e të paraqesësh argumenta. Thelbi i demokracisë ësjtë mendimi lirë. Nëse ti paske ikur nga ndonjë fshat i Roskovecit e ke shkuar në Philadelphia, e nuk e ke kuptuar akoma këtë, nuk ta kam unë fajin por eftësitë tënde të cunguara të intelektit.

  5. Nëse ke këllqe për të debatuar , nuk të pengon kush që të thuash edhe ti mendimet e tua e të paraqesësh argumenta. Thelbi i demokracisë ësjtë mendimi lirë. Nëse ti paske ikur nga ndonjë fshat i Roskovecit e ke shkuar në Philadelphia, e nuk e ke kuptuar akoma këtë, nuk ta kam unë fajin por eftësitë tënde të cunguara të intelektit.

  6. Eh mor debil, maskara, komunist, njesoj, dhe madje shume me i keq se idhulli yt, Enver Hoxha.
    Nuk te vjen as t’ju shash më, se Jeni bërë per te qarë hallin. E keni bëre edhe Sonila Meçon si WC publike, ku shkoni bëni shurren ju prostatistat e PD-se.
    Por e keqja nuk je ti. Jane tere ata idiotër qe te vijne mbrapa dhe e quajne paturpesisht veten antikomunistë. Se si mund te pretendosh te jesh antikomunist dhe te shkosh mbrapa Sali Komunisto-kinezit vetem ata debilat e dine.

  7. Lind pyetja
    Pse Rusia bashkë me Serbine duan ta zhvendosin debatin në Evrope?
    Sa per info, personi në krah, Nikki Haley, e ka burrin me origjine shqiptare dhe e ka shprehur disa here ne raste qe kane te bejne me Shqiperine. Jo se ka ndonje rendesi, se sipas kesaj logjik rezulton qe duhet te mbeshtese shqiptaret sepse jane komunitet me i madh se ai serb.
    Kot e diskutoni, shkembimi i territoreve eshte muhabet i mbyllur tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *