• |
ide | kryesore

Tentoi të vrasë Lul Berishën në 2005, 16 vite burg kosovarit Ahmet Ajeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Atentatori i Lul Berishës në vitin 2005, Ahmet Ajeti është dënuar me 24 vite burg për tentativë vrasje por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 16 vite.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se çështja e Ahmet Ajetit ishte transferuar nga GJKKO për kompetencë të Gjykatës së Durrësit e cila sot ka dhënë vendimin.

Ajeti tentoi 30 gushtin e 2005 të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin.

Dyshohet se atentati u porosit nga Endrit Dokle dhe Adriatik (Dritan) Coli por Ahmet Ajeti e ka mohuar gjithmonë të jetë autor, madje thotë se ditën e ngjarjes është vetplagosur me qëllim që mos kryejë vrasje pasi kishte shkuar në Durrës për punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *