• |
ide | kryesore

Video/ Lazio mbret i përmbysjeve: Immobile e Parolo i bëjnë presion Juventus

-Instant, Sport, Video



Në një mbrëmje të nxehtë torineze, Lazio bën një tjetër përmbysje me golat e Immobile e Parolo. Përfundon 1-2, rezultat që i lejon skuadrës së Inzaghi të rishfaqë ambicjet për kreun e klasifikimit e të vendosë nën presion Juventus. Asgjë për të bërë për Torinon, në avantazh për gjysmën e lojës falë penalltisë të shndërruar në gol nga Belotti. Për grupin e Longo ishte vetëm një iluzion sepse granatat humbën konfrontimin sidomos në planin atletik.



STATISTIKAT
– Asnjë skuadër nuk ka rikuperuar më shumë pikë nga situata të pafavorshme se Lazio në këtë kampionat (22, njësoj si Atalanta).
– Lazio ka fituar tetë nga 10 transfertat e fundit të Serie A (1B, 1H): aq sa në 21 të mëparshmet.
– Lazio ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë sfidat e fundit të Serie A, për një mesatare prej 2.1 për ndeshje.
– Torino ka humbur tre nga 5 ndeshjet e fundit të kampionatit (1F, 1B), duke pësuar një mesatare 2.6 gola për ndeshje.
– Lazio nuk pësonte gol në 5 minutat e para të lojës në një ndeshje të Serie A nga dhjetori 2018, kundër Atalantës.
– Ciro Immobile ka barazuar rekordin e golave (29) në një kampionat të Serie A për një lojtar të Lazio: rekord që i takonte vetë Immobile, në 2017/18.
– Ciro Immobile ka shënuar 29 gola në 29 javë kampionat: i vetmi lojtar që ka qenë në gjendje të bënte më mirë në Serie A ka qenë Antonio Valentin Angelillo, me 31 gola, në të njëjtën pikë të sezonit në 1959.
– Andrea Belotti nuk shënonte për tre ndeshje radhazi në Serie A nga prilli 2017.
– Goli i shënuar kundër Lazios në 4:29 është i dyti më i shpejti i realizuar ndonjëherë në Serie A nga Andrea Belotti, pas atij të realizuar në nëntor 2016, kundër Cagliari (1:41).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *