• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Karaburun, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ra sot pasdite në Karaburun.  Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se momentalisht është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë për shkak të terrenit të keq.

Njoftimi:

Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *