• |
ide | kryesore

“Dëmi ekonomik në 7 vite 6,2 mld euro. Sëmundja e ekonomisë shqiptare rrjedh nga korrupsioni i qeverisë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jorida Tabaku ka reaguar mbi raportin e KLSH për dëmin ekonomik shkaktuar vendit në 8 vite. Duke iu referuar KLSH-së, Tabaku shkruan se plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro.

Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, rë rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje.” shkruan Tabaku në FB ndërsa shton se ‘Ramavirusi’ është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

Postimi i plotë:

Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro-  konfirmimi këte here vjen nga  KLSH.

Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit.

Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, rë rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje.

Po na e thotë Transparency International, ku korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.

Po na e thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri.

Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.

RAMAVIRUSI është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj. Korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve (madje deri tek marrja e një vendi pune) po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.

Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë!



5 Comments

  1. është kënaqsi kur shikon që muti shan kakën!!
    të duket sikur kjo flet pa e njohur pasqyrën!!
    ose më mirë të them “harron e shkreta se është duke folur për pasqyrimin e saj”!!
    jeni të dy anët e të njëjtës medalje mi jorida!!

  2. Nuk eshte e vertete , demi ekonomik eshte akoma me i larte . Sepse KLSH-ja nuk ka pasqyruar edhe korrupsionin brenda saj qe eshte i larte po aq sa edhe ne institucionet shteterore . Nese demi per keto vite eshte 6.2 miliard euro atehere me siguri qe i ka kaluar 8 miliardeshin . I keni bere ndonjehere pyetjen vetes , meqenese korrupsioni qenkerka kaq i larte atehere pse nuk kemizyrtare te larte dhe te mesem te denuar nga akuzat e KLSH-se ? KLSH-ja ne vetevete eshte nje vater infeksioni , ku ujqer me fytyre njeriu bejne bariun e grexhes se te korruptuarve . Ne KLSH nese behet nje veting i thelluar do shikoni çudira , keta jane me keq dhe me pis se drejtesia . Ky vend kerkon reformim total dhe radikal ne te gjitha fushat , ne te gjitha drejtimet .

  3. Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim, Triesten nuk e japim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *