• |
ide | kryesore

Dhurata luksoze e Tolgahan për Almedën

-Instant, Paparazzi, Slider



Në rrjete sociale, Almeda dhe Tolgahan ndajnë vazhdimisht momente të ëmbla me njëri-tjetrin, duke treguar se në kaq vite bashkë, ndjenjat kanë mbetur të njëjtat.

Çifti janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe janë prindër të një djali me emrin Efeha. Së fundmi Tolga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për blerjen e tij më të re. Sipas portaleve turke, aktori ka shpenzuar 3 milion lira turke për dy makina.

Tolga ka blerë modelin e fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe i ka bërë dhuratë të njëjtin model makine edhe Almedës. Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *