• |
ide | kryesore

Dy aksidente për 9 minuta në Vorë, 4 të lënduar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy aksidente automobilistike janë regjistruar në harkun kohor të nëntë minutave në Vorë. Policia bën me dije se nga aksidenti i parë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, ndërsa nga aksidenti i dytë janë lënduar tre anëtarë të një familje, mes tyre edhe fëmija 2 muajsh.

Njoftimi 

Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:31, në Vore, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *