• |
ide | kryesore

Haradinaj: Gjatë presidencës gjermane liberalizohen vizat për Kosovën, Merkel i kupton nevojat tona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjermania ka marrë presidencën e Këshillit Europian për gjashtëmujorin e dytë të vitit. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, beson se gjatë kësaj peruidhe do të liberalizohen vizat për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel i kupton nevojat e Kosovës si askush tjetër në BE.

Postimi i Haradinajt në Facebook

”Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

RH”



4 Comments

  1. Po Ramush , po..
    Demi qe i bere ti dhe Kurti Kosoves eshte aq i madh sa duhen vite dhe pune shume e madhe diplomatike per tu ndrequr.
    Ju bete qe Serbia te shihej si viktima dhe jo si gjenocidari. I dhate asaj shkas qe ajo te qyrravitej ne te gjitha dyert diplomatike te botes per te treguar persekutimin qe i behej nga kosova .
    Nuk behet bariu politikan o Ramush. Bariu mund te behet luftetar shume i mire, por politikan nuk behet kurre.

  2. Poooo patjeter . Ju vetem vetem shpresoni bashke me ne dhe shum nalt do shkojm. shum nalt. Pa brek na lan po krenar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *