• |
ide | kryesore

Koncensioni i rrugës Milot-Fier, PD: Afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje, Rama-Balluku kanë paracaktuar fituesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

‘Rruga Milot-Fier prej 1.2 miliardë euro është afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje., tha shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, ‘Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë paracaktuar fituesin’.


‘Shqiptarët do të paguajnë para për të kaluarën në autostradat dhe rrugët ekzistuese. Një udhëtim vajtje-ardhje Milot-Fier do të kushtojë 17,4 euro’, deklaroi Teliti.

Sipas tij, ‘çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit para zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e re. Do të verifikojmë ligjshmërinë e çdo vendimi të qeverisë në ikje’.

Deklaratë e PD, Dorian Teliti, drejtori i kabinetit të kryetarit Lulzim Basha:

Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar dhe më të korruptuarën që Shqipëria ka patur në 3 dekada, Edi Rama po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuar.

Rruga që prezantoi sot, Milot-Fier, është modeli sesi qeveria në ikje po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Bizneset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi.

Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier.

Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje.

Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese.

Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para.

Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj për vendimet e qeverisë në ikje të Edi Ramës. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit përpara zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tij.

6 Comments

  1. E ca po na thu o bole o gomor , se keni gjet pazarin ktu dhe hajde te dal ne tv . Te tha Xeni ik dil flit se kemi aksionet te gener 2 ik o turibyth

    1. O TIT PO KURVAT E RILINDJES PSE NUK I SHAN? SHA ATA ME PARE PASTAJ KETO KURVAT E OPOZITES NESE JANE TE VERTETA ATO QE THUA.

  2. Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjedhore, edhe pragun 0.5 përqind, edhe korrektim kombëtar, edhe proporcional si në Kosovë, edhe sistem të përzier danez, edhe zgjedhje si në Angli, dhe të gjitha këto njëkohësisht, bëjnë pjesë në dy kategori.

    Në rastin më të mirë, ata janë të paditur, dhe, siç ka rënë dakord njerëzimi prej shekujsh, këtyre u lejohet të thotë çfarë të duan dhe nuk ia vlen t’i komentosh.

    Në rastin më të keq, janë ca tipa që duan të na kujtojnë se janë gjallë, dhe duhet patjetër të shprehen për dicka. Ky, në fakt, është një hall real dhe i madh, por që nuk ua zgjidhim dot.kaq shpejt e harruat 60 km ne rrugen e kombit qe kapi vleren 1.3 miliard euro

    1. JUHUUUUU ……………. JUHUHUHUUUUUUUU ………. PO EKONOMIA E KONGOS SI PO SHKON ? PO XHIBUTI I MIRATOI NDRYSHIMET NE KOD ? A KA RA SHI NE SABANE KETO DITE? IDIOT

  3. Nuk di çte them o rilindas,nese ju duket gje e mire qe sa te dalesh nga dera e shpis te paguash eteher ju a qifsha motrat ku ti kini ,po gjermanija qe eshte fuqija me e madhe e europes nuk paguan as nje lek per rruget ,megjithese i ka nder me te mirat ne bote,ndersa austria ujin e ka falas,ndersa ne ujin e kemi me te shtrenjtin ne bote a thua se jemi ne sahara enetgjine gjithashtu nafta jatastrofe,tani dhe rruget tu a japim rilindasve dhe te na e marrin dhe kete pak fryme qe na ka mbetur,dhe te vetmen gje qe kem falas eshte propaganda e rilindasve qe ka filluar qe ne 45 nga baballaret e tyre,jo me keshtu o popull zgjohu neser do jete shume vone.

  4. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu