• |
ide | kryesore

Lazio akord për Kumbullën, por në mes rikthehet Inter

-Instant, Sport



Marash Kumbulla vazhdon të shqetësojë merkaton e klubeve të rëndësishme të Serie A. Në kohën kur Lazio e fortë në akordin me Veronën, duket një hap pranë firmës me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, në korsi rikthehet Inter. Bardhekaltrit në fakt janë dakord prej kohësh me klubin e Kumbullës: 16 milionë euro e 4 bonus e 2 lojtarë për shkëmbim. E megjithatë, Inter nuk heq dorë.

Hakimi, që luajti për dy vjet në Dortmund i huazuar nga Real Madrid, është lojtari i parë që i bashkohet Inter në merkato në një listë të shënjestruar me objektivë të identifikuar. Pasi sistemoi krahun e djathtë, Inter përqendrohet tashmë në krahun e kundërt, ku emrat e nxehtë janë gjithnjë ato të Emerson Palmieri, Alonso e Junior Firpo.

E për mbrojtjen, në qendër, zikaltrit nuk kanë hequr dorë nga Kumbulla i Veronës. Një ditë pas manovrës bardhekaltër për shqiptarin, stafi i lojtarit ka takuar në Milano drejtorin sportiv Ausilio. Një bisedë informale, për të monitoruar situatën e për ti dhënë lojtarit të kuptojë se Inter është gati të investojë tek ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *