• |
ide | kryesore

Përplaset për vdekje i moshuari në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një këmbësor i moshuar u godit nga një makinë në Vlorë dhe mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.

Ai po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina “BMW” me targa AA 469 SV.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për mjekim në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje.

Rruga ku ndodhi aksidenti është mjaft problematike për shkak se është e drejtë dhe shoferët janë të prirur të rrisin shpejtësinë duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *