• |
ide | kryesore

Portugalia fillon izolimin, UEFA rrezikon Champions League: “Nuk kemi plan B”

-Instant, F1, Sport

Lisbona përgatitet për lockdoën për shkak të Covid-19, por për Uefa nuk është e nevojshme të përgatitet një plan B për Final Eight të Champions League parashikuar në qytet gjatë gushtit.


E ka deklaruar për L`Equipe vetë organizmi i futbollit kontinental: “Uefa është në kontakt permanent me Federatën portugeze e autoritetet lokale. Shpresojmë që gjithcka të shkojë mirë e që të jetë e mundur të organizojmë turneun në Portugali. Për momentin nuk ka motiv të kemi një plan B. Jemi duke monitoruar situatën në bazë të përditshmërisë e do të adaptohemi, nëse do të duhet ta bëjmë”.


Nga e enjtja e kaluar qeveria portugeze ka limituar lëvizjet në 19 komuna, përvec qendrës së Lisbonës. Qytetarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për ushqime ose për të shkuar në punë. Një masë që do të jetë në fuqi nga 1 në 14 korrik e pastaj do të ekzaminohet në dritën e asaj që do të ndodhë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA kishte vendosur Lisbonën si seli të Final Eight që do të vendosë fituesin e kompeticionit më të rëndësishme europiane për klube, nga data 12 në 23 gusht, me nga një ndeshje. Sipas përcaktimit, ndeshjet e mbetura të fazës 1/16-ave do të luhen në datat 7-8 gusht dhe është lënë në dorën e klubeve nëse do të luajnë në stadiumet respektive apo në Lisbonë. Faza çerekfinale, sipas miratimit të UEFA-s do të luhet në datat 12-15 gusht, faza gjysmëfinale në datat 18-19 gusht, dhe finalja në 23 gusht. Ndeshjet do të luhen në stadiumet e klubeve Sporting Lisbona dhe Benfika, ndërsa nëse ndeshjet e mbetura të fazës 1/8 do të luhen në Portugali, atëherë do të vihen në dispozicion të klubeve stadiumet e Portos dhe Guimareshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu