• |
ide | kryesore

Premier League/ Xhaka shënon në fitoren e tretë radhazi të Arsenal, nuk zhgënjen Newcastle

-Instant, Sport, Video



Leicester konfirmon periudhën negative e pas eleminimit në Fa Cup kundër Chelsea rrëzohet në shtëpinë e Everton: Toffees shënuan me Richarlison e penalltinë e Sigurdsson, ndërsa Foxes nuk i mjaftoi Iheanacho. Dominim i Arsenal kundër Norwich, që është shkatërruar 4-0: Aubameyang shënoi dygolësh, në gol edhe Xhaka e Cedric Soares. Ngjitet në klasifikim Neëcastle, që mposht 4-1 Bournemouth.

EVERTON-LEICESTER 2-1
Pas humbje në Fa Cup kundër Chelsea, Leicester konfirmoi periudhën e keqe sezonale duke humbur në Goodison Park përballë një Everton të aftë të shfrytëzonte në maksimum një pjesë të parë fantastike. Skuadra e Ancelotti mori avantazhin në rastin e parë të vërtetë, në të 10’: Richarlison finalizoi një krosim të ulët duke mundur Schmeichel për golin e 1-0. Everton kontrolloi totalisht lojën e dyfishoi gjashtë minuta më pas: Ndidi goditi topin me dorë në zonë, pas konsultës me Var arbitri Coote akordoi penallti e Sigurdsson nuk gaboi. Në pjesën e dytë Foxes futen me tjetër shpirt e ngushtuan distancën në të 51’: i sapofuturi Iheanacho goditi me fytyrë topin që përfundoi në rrjetë. Everton, me 7 pikët e marra në 3 ndeshjet e fundit, vazhdon të shpresojë për Europën. Krejt ndryshe Leicester: vetëm dy pikët në tre ndeshjet e fundit e gara për Champions nis të bëhet e komplikuar.



ARSENAL-NORWICH 4-0
Gjithcka e lehtë për Gunners të Mikel Arteta, që morën fitoren e dytë radhazi (e treta nëse llogaritet Fa Cup) e mbeten në garë për një vend në Europa. Norwich e humbi busullën në të 33’, kur portieri Tim Krul gaboi kontrollin e topit në zonë e i lejoi Aubameyang të shënonte 1-0. Goli trondit Norwich që pësoi të dytin pas vetëm 5 minutash: Aubameyang bëhet asist men për Xhakën në zonë, e shqiptari është i saktë para Krul duke i cuar shifrat në 2-0. Arsenal konfirmoi se ishte superior në pjesën e dytë e mbylli llogaritë në të 67’, kur Aubameyang shënoi dygolëshin personal, ndërsa 10 minuta nga fundi Cedric Soares, fiksoi pokerin me një goditje të fortë nga jashtë zone. Arsenal kalon momentalisht Tottenham në vendin e shtatë, Norwich mbetet i fundit e gjithnjë e më afër zbritjes në Championship.




BOURNEMOUTH-NEWCASTLE 1-4
Magpies harrojnë humbjen në Fa Cup kundër Manchester City duke thyer një Bournemouth të dobët, në një ndeshje me sens unik. Skuadra e Steve Bruce shkoi në gol pas 4 minutash me Dwight Gayle, që konkretizoi në mënyrën më të mirë një gabim difensiv e firmosi golin e 100 si profesionist. Dyfishimi erdhi në të 31’ me Longstaff, që shfrytëzoi një aksion spektakolar të Saint-Maximin e mposht Ramsdale. Magpies siguruan tre pikët në të 57’: Saint-Maximin shërbeu për Almiron, që mposhti portierin kundërshtar me një të djathtë precize. Në të 74’ ka lavdi edhe për Valentino Lazaro, që shënoi 4-0 në kundërsulm. Në fund Gosling shënoi golin e flamurit për është shumë pak. Me fitoren Newcastle vazhdon ngjitjen: janë 11 pikët e grumbulluara në pesë ndeshjet e fundit. Dridhet Bournemouth, që mbetet në zonën e rënies pas humbjes së gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit.







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *