• |
ide | kryesore

Qeveria përjashton studentët e shkëlqyer nga fondet e ekselencës/ Grida Duma: Rama godet më të mirët dhe të aftët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
grida duma.JPG



Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka denoncuar përjashtimin e studentëve ekselentë në bachelor nga fondet e ekselencës, duke u shprehur se kjo qeveri godet më të mirët dhe të aftët. ‘Shqipëria vuan e rrënohet së pari e mbi të gjitha sepse qeveria godet më të mirët!

I godet kudo!

Kur e pyeten Saint Simon, nëse do duhej të zgjidhje të kishe qindra milionë në monedha apo njëqind më të aftët për të zhvilluar vendin, u tha: … padyshim më të aftët!

Qeveria sot i ka dhënë goditjen tjetër më të aftëve!

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ekselentë, i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës.

Ajo çka është më e rëndë dhe katastrofike është që i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t’i zgjedhë po vetë Ministria).

Një trupë politike ka gjasa të përzgjedhë militanë dhe madje këtë qëllim ka, se përndryshe nuk do të ishte politik grupi por akademike.

Arsimi i politizuar jo vetëm shkretoj Shqipërinë por rrënoj shqiptarët që të gjithë po i largojnë fëmijët të studiojnë jashtë duke marrë borxh, ndërsa më të aftët në Shqipëri, Ministria e Arsimit po i godet për ti përdorur fondet për militantë e fushata!’



9 Comments

  1. Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjedhore, edhe pragun 0.5 përqind, edhe korrektim kombëtar, edhe proporcional si në Kosovë, edhe sistem të përzier danez, edhe zgjedhje si në Angli, dhe të gjitha këto njëkohësisht, bëjnë pjesë në dy kategori.

    Në rastin më të mirë, ata janë të paditur, dhe, siç ka rënë dakord njerëzimi prej shekujsh, këtyre u lejohet të thotë çfarë të duan dhe nuk ia vlen t’i komentosh.

    Në rastin më të keq, janë ca tipa që duan të na kujtojnë se janë gjallë, dhe duhet patjetër të shprehen për dicka. Ky, në fakt, është një hall real dhe i madh, por që nuk ua zgjidhim dot.

  2. Saint Simon, per te qene korrekt ne kete rast, ne Parabolen e tij te famshme drejtuar sistemit klasor frances te periudhes revolucionare citonte: Imagjinoni sikur te zhdukeshin artistet, bankieret, industrialistet, tekniket, inxhinieret, mjeket dhe te tjere; Franca do te ishte nje trup i pashpirt, ama, nqs do te zhdukeshin politikanet dhe te pasuruarit nga trashgimite, Franca s’do te humbte shume.
    Pra Gride e dashur, mos i kujto shqipetaret te humbur dhe injorante kur citon autore te mbuluar ne pluhurin e historise politike, se mbase mund ti kete lexuar ndonjeri me te vertete.
    Parabola e Henry-Saint-Simon bie thellesisht ne kundershti me profesionin tend si politikane, ndaj nuk te takon ty ta citosh duke bere demagogen ne kete rast, aq me teper kur autori eshte mendimtar i shquar i socializmit te hershem dhe perkrah vlera te kunderta me idealet e partise ku ti ben pjese.
    Me fjale te tjera, nuk i hyet politikes vetem me bythe.

  3. Oooo njerez … lexoni dokumentet dhe lexoni mire arsyetimin e Grides. Mos lexoni vetem titullin.
    ASNJERI NUK KA PERJASHTUAR STUDENTET E EXELENCES NGA FONDET.

    Por shkerdhateria e Grides shkon deri aty sa te shpifi.
    @@@@ Ministria i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t’i zgjedhë po vetë Ministria). @@@@

    Pra meqe verifikimi i te qenit exelent do te behet nga nje komisjon i ministrise me 4 antare ( doktor shkencash) , ata lehtesisht mund te zgjedhin militantet e PS dhe keshtu sipas Grida kurves perjashtohen te tjeret.

    Shpifja ka arritur kulmin.

  4. INTELIGJENCA NE KETE VEND KA KOHE QE SULMOHET E PERBUZET , INJORANTET PROMOVOHEN DHE PUNESOHEN . RROFSHIN RIPIÇKAT

  5. Cudi!
    Filozofi Muti i Kristaqit nuk ka dhene definicionin e tij lidhur me kete lajm qe perben shkencat filozofike ku ai shkelqen.

  6. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *