• |
ide | kryesore

Sarri harron finale e humbur Kupën e Italisë: “E kemi lënë pas, ishte çështje fizike”

-Instant, Sport



Duke mundur 3-1 Genoa, Juventus ka konfirmuar vendin e parë në klasifikim +4 nga Lazio. Jo vetëm, bardhezinjtë kanë treguar një kthjelltësi të gjetur nga pikëpamja atletike, duke i besuar pastaj kampionëve të sulmit. “Skuadra ka bërë mirë për gjithë ndeshjen, topi qarkullonte me shpejtësi e goditëm shpesh portën pa lejuar asgjë – komentoi Sarri në fund të ndeshjes -. Në një përfaqësim të mirë të të gjithëve dolën tre perla të individëve, tre gola të mrekullueshëm. Pas zhgënjimit në Kupën e Italisë skuadra e ka marrë veten shumë mirë, por ishte vetëm cështje fizike”.

Pjanic titullar pavarësisht shitjes tek Barcelona: “Nuk më është dashur as të flas me të për këtë cështje, me të kam folur më parë kur e shihja jo në formë – vazhdoi Sarri -. Kishte rënë mentalisht, por tani jam i sigurtë se në këtë periudhë do të bëjë shumë mirë sepse e shoh të qetë e të lumtur në stërvitje. Nuk kam asnjë shqetësim nga kjo pikëpamje”.

Mbi zëvendësimin e Ronaldo: “Nuk prisja asnjë polemikë. Edhe ai e dinte se ishte e drejtë kështu duke parë rezultatin”. Mirëkuptimi me Dybala përmirësohet edhe në zonën gol: “Po kërkohen shumë më tepër në fushë e kam vënë re edhe në stërvitje. Kjo është e reja, edhe se kemi ndryshuar disa lëvizje, e vërteta është se janë ata që kërkohen më shumë. E rezultatet vijnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *