• |
ide | kryesore

Shpresa zgjati vetëm një ditë / Edhe Greqia mbyll përfundimisht kufijtë për shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë. Lajmin e bëri të ditur zëvendës ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Hardalias, i cili urdhëroi të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të numrit të shtuar të rasteve me Covid-19.

Ndërkohë dhe ambasada greke në Shqipëri bëri të ditur se qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të kalojnë kufirin më Greqinë. E vetmja mënyrë për të shkuar në shtetin grek ështrë përmes fluturimeve.

“Parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore. “

Nga ky rregull do të përjashtohen :

Qytetarët grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit,
Ata që kanë leje qëndrimi
Persona që banojnë apo qëndrojnë zakonisht në Greqi,
Kalimi i kamionëve për transport mallrash,
Transporti i mallrave me anije,
Personat, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.



2 Comments

  1. ‘…permes linjave hekurudhore’
    Hahahahahhahaha.
    I vetmi vend evropian PA hekurudha ne vitin 2020!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *