• |
ide | kryesore

Rama bëri thirrje për bashkim, por nuk na tregoi se kundër kujt duhet të bashkohemi

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Vizita e kryeministrit të Shqipërisë shfaqi mllefin dhe mungesën e përsëritur të ndjeshmërisë për Kosovën

1.

Nëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e kryeministrit të Shqipërisë bërë Kosovës kishte për qëllim që t’i shprehet përkrahja Kosovës nëpërmjet shprehjes së mllefit për një deklaratë shtypi të prokurorit të Gjykatës Speciale, me të cilën u bë njoftimi se që nga prilli janë ngritur aktakuzat ndaj H.Thaçit dhe K.Veselit, se ato janë në verifikim e sipër te gjykatësi përkatës dhe se ky njoftim bëhet për shkak se dy të apostrofuarit po punojnë për zhbërjen apo bllokimin e Gjykatës Speciale.

Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit. Është shumë i madh numri i njerëzve të mllefosur, për shkak se njëzet e një vjet pas luftës në opinionin publik botëror fillohet të flitet për krimet e supozuara të guerilëve shqiptarë karshi një gjendjeje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar që të gjithë kriminelët e luftës dhe është e përfaqësuar në shumicë politike ideologjia serbomadhe që solli këto krime. Është shumë i madh numri i njerëzve që janë të mllefosur me mungesë të sundimit të ligjit. Është numër shumë i madh i njerëzve që ende nuk dinë për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, dhe është shumë i madh numri i njerëzve, familjarë të viktimave të ekzekutimeve të pasluftës, që presin drejtësi. Është numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që kanë kaluar prej një krize në tjetrën në këta tridhjetë vjet okupimi të Serbisë, rezistencës paqësore ndaj këtij okupimi e pastaj edhe të armatosur, çlirimit, lindjes së dhimbshme të shtetit dhe kapjes së tij…

Edhe një i mllefosur që vjen nga jashtë nuk do të ndryshojë gjë në ndjenjën e përgjithshme të mllefit. Madje as nëse ky i mllefosur shtesë është kryeministri i Shqipërisë.

Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta –të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare.

Funksioni i tij është që nëpërmjet shprehjes së solidaritetit të përpiqet, qoftë edhe me prani fizike, të ndihmojë në një krizë të rëndë me të cilën do të ballafaqohet Kosova për disa vjet me radhë.

2.

Nuk jam i sigurt që kryeministri i Shqipërisë i ka ndihmuar Kosovës, e as vetes.

Mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi që ka shprehur janë autentikë dhe të dukshëm e të kuptueshëm për këdo.

Këtë e manifestoi me fjali të thjeshtë: “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Të shprehura nga një individ, këto do të ishin një fjali shtesë e një njeriu të edukuar në vorbullën e madhe të pakënaqësisë kosovare. Por nga kryeministri i Shqipërisë këto janë vlerësime politike për një segment të ndjeshëm të Kosovës, e të shqiptarëve në përgjithësi, të sundimit të ligjit. Nëse kryeministri i Shqipërisë mendon se deklarata për shtyp e prokurorit special është si një fletërrufe kineze e kohës së Enver Hoxhës dhe se është një njollë turpi në historinë e drejtësisë, atëherë më e pakta që duhet të nxjerrin si konstatim kosovarët është se duhet të rezistojnë. Pra, duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës dhe duhet të ngrihen kundër kësaj “njolle turpi në historinë botërore të padrejtësisë”. Nuk do të ishte hera e parë që kosovarët do të ngriheshin kundër padrejtësive – në fakt do të ishte pjesë e traditës tashmë.

Konsekuenca logjike atëherë do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta zhbënte Gjykatën Speciale, si një instrument ideologjik që i ngjason atij të Enver Hoxhës. Këtë, së paku formalisht, do të mund ta bënte duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, me dy të tretat e votave. Kur një gjë u provua një herë para disa vjetësh, ambasadorët, amerikan dhe britanik, u bllokuan në Kuvend për të mos e lejuar, dhe duke bërë me dije publikisht se Kosova po ua fut thikën pas shpine.

3.

Mllefi nuk është udhëzim politik. Kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri. Me pasojat e mllefit të vet duhet të jetojnë kosovarët, të cilët po ashtu ndiejnë se po u bëhet padrejtësi, por kanë vesh e sy e mend për të kuptuar se është momenti më i keq i mundshëm për shfuqizimin e Speciales ky, kur tashmë është paralajmëruar një aktakuzë e mundshme dhe ajo nuk është e pëlqyeshme për liderët politikë. Nuk ndihmon gjë t’i frysh zjarrit të animozitetit të Gjykatës Speciale, të largohesh e pastaj të shikosh se si kosovarët merren jo vetëm me Gjykatën Speciale, por edhe me hiperinjektimin emocional të kryeministrit të Shqipërisë.

Për dallim prej kryeministrit të Shqipërisë, presidenti i Kosovës dha një mesazh të cilin Kosova e jep prej kohësh, e në kushte sfidash të përhershme, se do ta respektojë vendimin e Gjykatës nëse ngre aktakuzë, dhe se do të japë dorëheqje.

Në të kthyer në Shqipëri, në një analizë të esëllt, kryeministri mund të kuptojë se po zhvillon një shpërputhje standardesh ndaj sundimit të ligjit. Në atë që e ka quajtur “beteja për reformën në drejtësi” si do të tingëllonte që çfarëdo që nuk do t’i pëlqente nga deklarimi i një prokurori a një gjykatësi menjëherë të cilësohej si “njollë”, si fletërrufe e si dëm ndaj shqiptarisë gjithandej?

4.

Nga kryeministri i Shqipërisë ka pasur iniciativa, dëshirë, dashamirësi dhe energji për ta ndihmuar Kosovën. Problemi ka qenë masa e drejtimi. Në mungesë të masës e drejtimit, kryeministri ka investuar emocionet e veta si politikëbërje. Në tre vjetët e fundit kryeministri nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për të mos u përfshirë në planin e dëmshëm për këmbim territoresh Serbi-Kosovë. Dhe nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për t’u ngutur në projektin “mini-Shengen” pa përfillur brishtësinë politike në Kosovë. Në një konflikt të papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, nevojat e Shqipërisë për t’u konsultuar e dakorduar me Kosovën janë më të mëdha se ato për t’u konsultuar e dakorduar me Serbinë.

Ndoshta kjo ndjeshmëri u përsërit edhe kësaj here në Prishtinë. Kryeministri, pos shprehjes së mllefit, kërkoi unitet të forcave politike të Kosovës, por, pos mllefit, nuk shpjegoi se rreth çkasë duhet të bashkoheshin. Dhe aq më pak se si duhet ta kuptojnë këtë thirrje nga kryeministri, i cili paditi për shpifje ish-kolegun e tij kosovar në gjykatën e Kosovës. Të përbashkuar rreth gjykatave?

5.

Kosova s’do mend se do të ketë nevojë për shumë konsultime mes palëve politike brenda vendit, dhe s’do mend se do të ketë nevojë për konsultime me partnerë të afërt si Shqipëria. Konsulta do të duhej të prodhonte politika për tejkalimin e kësaj sfide, duke ruajtur interesat e Kosovës. Nuk i hyjnë fare në punë këtij objektivi as mllefi e as brohoritjet për historinë e lavdishme, as për pastërti lufte; teatraliteti i shfryrjes mund të bëjë lajm e batutë, por këto konsumohen brenda ditës.

Tash Kosova po hyn në një periudhë të re disavjeçare me sfida të cilat nuk i ka parë më herët.

© KOHA



15 Comments

  1. Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim, Triesten nuk e japim”.

    1. …bashkohuni kunder njeri tjetrit Z. Veton! Kjo eshte tradite e njerezve me gjak shqiptari! Bashkohuni me Saliun tradhetarin me te madh te kombit shqiptar! Bashkohuni kunder analfabetizmit dhe injorances dhe prapambetjes! Ju te gjithe jeni gati te kritikoni c’dokend mjafton te mos jeni dakort me asgje! Kombi Shqiptar eshte i varur nga fuqite e medha dhe asgje s’mund te behet! Ju kritikoni te vetmin europian qe ka Shqiperia ,Edi Ramen!

  2. Nuk kuptoj se perse ne kosove presin ndjeshmeri nga Edi Rama! Ai thjesht recitoi vjershen e radhes, i tha Thacit te rrojne miqt, e pastaj kakarisi me gazetaret duke na e rokanisur koken me pergjigje te stergjata alla sportive e u kthye gjithe mellef qe harxhoj kohen te “shpellaret” qe e lane dy dit pa bere plazh.

    1. Shume domethenese kjo shprehja “shpellaret” ne kontekstin qe e ke thene Astrit. Kush e ka kuptuar bravo i qofte. E kam fjalen vetem per komentuesit e Lapsit.

  3. Kerkon te bashkoje gjithe shqiptaret qe i ka injoruar, tallur, varferuar e perzene nga vendi, rreth vetes se tij dhe Thaçit per ta mbrojtur kunder gjykates dhe Europes qe i nxorren ne shesh horrllekun per te shfuqizuar gjykaten speciale dhe si shperblim ti jepnin Serbise territore te Kosoves.
    Se keshtu kane bere gjithmone ata por kete radhe ngeci karkaleci, i ngeli dopio gjashta ne dore.
    Kusuret ketu do lahen dhe ora po afron, tik tak.

  4. Pavaresisht se kush eshte Rama me “riqelbjen” e tij fraza e keti pseudogazetari “një i mllefosur që vjen nga jashtë” per te perkufizuar Kryeminitrin e Shqiperise, nuk eshte e denje per kosovaret qe kur duan te fusin hundet jane patetik, por kur shqipetaret shkojne ne Kosove keta jane “te jashtem” ose “partnere” sikurse mund te kete edhe Maqedonine Malin e zi etj etj..Shpresoj qe ky gazetari te mos shprehe ndjenjat e “pertneritetit” edhe te kosovareve..sepse atehere “unioni” shqipetar eshte i pashprese.

    1. Fillove ti pergjithesosh gjerat ti ? Kete Surroi me sa di une, ne Kosove asnje se do, bile dikur e quanin te dyshimte,edhe Surroin edhe Batonin,dhe megjithese intelektual i zoti, une nuk kam pare kurre patriotizem te ky apo dhe te disa gazetare ne Kosove,Megjithese ate shprehjen qe permend ti,duket qe e ka thene per ramen personalisht, se ky shkon u thote gomere, sy per sy,e riciklon Thacin ,negocion me Vucicin per tua ndare territorin.e si pret ti qe ta duan? Se sa i pashrpese eshte uninon shqiptar ,se vendos ti, e vendos shumica, dhe ste kemi zgjedh ty te flasesh ne emer te shumices

      1. mos u prek ne zemer! Mesoji ti therresesh gjerat me emrin e tyre se po behesh hipokrit edhe me veten tende

  5. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  6. Surroin e lexoj me endje sa here shkruan. Vetem se besoj se Kosova nuk ka se cfare te prese nga Shqiperia. E kuptoj se Shqiperia duhet dhe do ta perkrahe, por me sa duket ose nuk di, ose nuk do. Ka ndodhur shpeshere qe vendimet e politikes ne Shqiperi kane qene te gabuara. Kujtoni se fundmi idene per shkembime territoresh midis Kosoves dhe Serbise. Pse duhej Rama te deklarohej pro ketij projekti? Akoma nuk e kane harruar kembimin e bere nga Zogu. Thjesht nuk shkon. Prandaj politika ne Kosove duhet te gjykoje vete per hapat qe do te marre. Ka rruge te veshtire perpara. Mos te shpresoje te politika Shqiptare. Politika shqiptare kishte ne dore te bente nje Shqiperi me te forte se kaq. Nuk e beri thjesht dhe vetem per interesa personale te njerit apo tjetrit.Nje Shqiperi e forte eshte ndihma qe pretKosova, te pakten ne mendimin tim. Kjo eshte kryesorja.

    1. Shqiperia e ka mbeshtetur aq sa ka mundur bile shume here edhe jashte mundesive..Nese fjalet e tua jane per autokritike , puna jote, por shqiperia dhe kosova nuk mund te jetojne jete e mot ne limitin e pengmarrjes morale, por nese kane interes duhet te ishte tashme nje projekt bashkimi, qe une e shikoj te vaket, duke filluar nga kosovaret..dhe nga fjalet e ketij qe i pelqen edhe feudalizmi i vogel qe ka ne kosove

  7. KY ESHTE IDEATORI REGJIZORI AKTORI SKENARISTI DHE DERIGJENTI I NDARJES SE KOSOVES DHE BENE SI ATDHETAR HIPKRIT I PA SKRUPELLT KY DUHET TE IZOLOHET SEPSE VIRUS ANTINJERZIM SHPERNDAN…..

  8. Te habitin disa komente injorantesh qe nuk dine me shkrujt Shqip! Jemi shqiptare o njerez te prapambetur! Duhet me u ul dhe me bisedue,pavaresisht nga mendimet e ndryshme qe kemi! Armiku nuk eshte Edi Rama por Saliu me Liken! Edukohuni te dashur Kosovare dhe te tjere sepse jetojme ne Europe!

    1. O Z-orre qorre,po pse ti mire ke shkruajtur shqip,qe akuzon te tjeret? P, pse ti i edukuar dukesh, me keto ofendime, qe u kerkon te tjereve te edukohen? Nuk duhet te shesesh nje pjese te kombit vetem se ta kritikuan Ramen o injorant, se injoranti me i madh sot eshte ai qe per te mbrojtur nje lider politik,kushdoqofte ai, shan kombin e vet.Eduko pra njehere veten pastaj thirrje te tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *