• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ish-zv.ministrja hap parti të re, por të gjithë e kanë mendjen te veshja

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Ish-zëvendësministrja e infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina duket se e ka rimarrë veten nga shkarkimi i saj i bujshëm vitin e shkuar. Ajo ka deklaruar se po krijon një parti të re për të luftuar “meshkujt e korruptuar”, por video-mesazhi i saj mbeti në hije prej veshjes provokative me bikini dhe pamjes joshëse që ofroi.

37-vjeçarja njoftoi krijimin e partisë “Ukraina kundër korrupsionit” në një video të xhiruar jashtë ku mbante veshur një lloj bikini të vogël portokalli dhe ku akuzonte burrat që udhëheqin aktualisht Ukrainën.

“Kam vendosur të luftoj vetëm për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju” – tha ajo.

Komentuesit gjithsesi ishin më të interesuar në asetet e saj sesa në mesazhin politik. Disa prej tyre thanë se nuk kuptonin asgjë pasi të gjithë vëmendjen e tërhiqte imazhi në ekran. Ajo foli edhe për shkarkimin e saj të bujshëm nëntorin e shkuar duke pretenduar se e larguan pasi po pengonte vjedhjen në ministri.

Në fakt shkarkimi i saj erdhi pas raportimeve se presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ishte regjistruar duke thënë se “Klitina e mori postin duke kaluar nga dhoma e gjumit”. Më pas ajo ra viktimë e një loje ku pranoi para një aktori se shefi i saj është i korruptuar dhe se ajo vetë do të ishte një ministre shumë më e mirë.

Edhe partia e saj e re nuk duket se ka shumë anëtarë, pasi askush nuk kishte redaktuar video-fjalimin e saj, i cili niste me Klitinën që ndizte celularin dhe përfundonte me atë që e fikte.

Aleksandra Klitina (@aklitina) | Twitter В политику "через постель": 10 фото замминистра Украины, попавшей ... Замминистра Клитина, которая не дала ни одного комментария по ...

В политику "через постель": 10 фото замминистра Украины, попавшей ...



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *