• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, plagoset një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër.

Një mjet që drejtohej nga një grua është përplasur me një kamion me targa të Kosovë, në tentativë për ta parakaluar. Mjeti që drejtohej nga gruaja është përplasur me anësoret e rrugës dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Mjeti ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por për shkak të goditjes së fortë ka ndryshuar korsi.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimit të makinës, gruaja ndodhet ende në makinë, ku ka pësuar plagë të shumta në trup. Ndërkohë që në vendngjarja nuk ka shkuar ende policia dhe ambulanca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *