• |
ide | kryesore

Edi Rama si personazh i Kunderës

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Kush e ka kthyer parlamentin në estradë?

Sa herë mes bisedash të përditshme shtrohet kjo pyetje, dikush do të tregojë me gisht atë deputetin që thotë se dashuron NATO-n, pasi që i vogël ka mbajtur sahat “Atlantik”, një tjetër do nominojë atë flokëkërleshurën që nuk shqipton dot fjalën korporatë, ndërsa një i tretë mund të vërë bast për atë jeniçerin që hidhet në sulm për të drejtat e pensionistëve.

Në fakt, sa do humor të shkaktojnë këta të ngratë, të gjithë sëbashku nuk janë në gjendje të tejkalojnë atë që bën sikur i trajton denjësisht. Sepse siç ka shkruar këtu e gjysëm shekulli më parë, Milan Kundera, te “Dashuri qesharake”: “të marrësh seriozisht gjëra të cilave u mungon krejtësisht serioziteti, është të humbasësh seriozitetin tënd”.

Pikërisht këtë bëri sot Edi Rama, kur mbajti në parlament një fjalim të gjatë, sikur donte të gjente një pikë takimi mes opozitës reale dhe asaj parlamentare. Ai ofroi formula kompromisi, i’u përgjërua lolove të kuvendit për të pranuar komisionet bipartizane, në këmbim të listave të hapura, u betua se nuk i kishte aq vota sa duheshin për të miratuar reformën e re elektorale.

Por, këtij cirku me personazh kryesor një klloun të plakur, fatkeqësisht nuk i beson askush.

Prej afro një viti e gjysëm, që kur 40 deputetë nga fundi i listave të PD-LSI-së (nga 122 që ka kuvendi sot), shkelën në atë parlament, ata kanë votuar gjithnjë sipas dëshirave të Ramës.

Mes tyre gjenden figura si Aurora Mara, Bojaxhiu apo Rrushi, që e kanë përkrahur mbi 25 herë Rilindjen.

Po, cilindo që qëmton një kriter më të besueshëm dhe më të paanshëm, mund ti referohet kartonave që ka ngritur banda e opozitës së re, për ato çështje që më pas Komisioni i Venecias do t’a fshikullonte rëndë këtë regjim.

Pro komisionit për shkarkimin e presidentit kanë qenë edhe muskëtjerët Muslim Murrizi e Korab Lita.

Për zgjedhjen e anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, të cilën Venecia e konsideroi në mospërputhje me ligjin themeltar të shtetit, Rama mblodhi plot 105 kartonë jeshilë.

Lart votimi me 105 vota i dy anetareve te Kushtetueses Papajorgji dhe Toska që u quajt ne kushtet e antikushtuetshmerise nga Venecia

Poshte votimi për paketën anti shpifje me 9 vota nga opozita e re 

Për paketën skandaloze ‘anti-shpifje”, që është demaskauar nga të gjitha institucionet perendimore, votuan plot 9 opozitarë të rinj, mes të cilëve shkëlqen edhe Edmond Stojku, që ka marrë flamurin e zgjedhjeve pa koalicione.

Të gjitha votimet e këtye kohëve kanë treguar se, në rastin e vet më të keq, Edi Rama i ka të sigurtë rreth 10 -15 mercenarë që të ngrejnë dorën pro tij.

Pikërisht me këtë bandë ai hiqej sikur donte të negocionte sot në parlament.

Dhe pikërisht këtu dukej si klloun.

Pasi gjithkush në Shqipëri e di se ai ka aq shumë pushtet sa mund të bëjë ç’të dojë me koalicionet apo listat e hapura, pasi të gjithë janë të bindur se po si leverdisi, ai e ka në dorë t’a grisë marrëveshjen e tryezës politike, por askush, ama askush, nuk është aq idiot sa të besojë, se për të arritur diçka, Ramës i duhet të bëjë pazar me Gjuzin, Majlinda Halilajn apo Jenisherin.

Pikërisht kjo mendjelehtësi e padurueshme kunderiane, për tu dukur sikur mer seriozisht, personazhe aspak serioze, e shndërroi atë sot në qesharak. Dhe pikërisht kjo i jep përgjigje edhe pyetjes që u shtrua në fillim të këtij shkrimi.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. MUND TE JENE EDHE KLLOUN . BO VAKI JANE EDHE NAIV , POR ME MIRE NAIVITETI I KETYRE KLLOUNEVE SESA SHEJTAN BUDALLALLIKU I KURVAVE TE PERHERSHME TE POLITIKANEVE . NE FUND TE FUNDIT KETA KLLOUNET KERKOJNE NJE TE MIRE TE PERGJITHSHME NE FAVOR TE MILETIT , NDERSA KURVAT PD+PS+LSI KERKOJNE TE MIRA PERSONALE NE KURRIZ TE MILETIT . VETEM KAQ MJAFTON PER TE THENE RROFTE NAIVITETI , RROFSHIN KLLOUNAT . POSHTE KURVAT POLITIKE TE PPSH-SE .

  2. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  3. Bushat. Nuk mbajti fjalim per ne, e kishte qe ta degjonin “nderkombekaret” procesin demokratik te votimit dhe perfaqsimit te popullit. Ai parlament mund te jete per nderkombetaret por kuvend per Shqiptare nuk eshte. C’fjale e bukur Kuvend ku ulen njerez me namuz me peshe. Kurse parlament po eshte jo shume ndryshe nga parlamenti i BEse ku marin pjese kurva ish prostituta dhe aktore filmash porno. Ka shume rendesi ky ndrsyhim me fjalet. Rama shkelqeu me fjalimin parlamentar por ne nje kuvend Shqiptar do e kishin varur prej koqesh per karagjozllekun e pashoq.

  4. Kot lodheni me ket km gerdall plak mo te uruar, pasi ketij gerdalle matuf plak i shpifur i kane sosur mendet te gjitha tashi flet kuturu pa e dit qar flet qar gjykon, mos u merni fare me te pasi esht e kote harxhoni energji kot.

  5. Klloun?? Ia fut kot!
    Po tollumbacin e kuq ne hunde, ku e ka?
    Ay vishet bukur me kostume dhe mban mjeker ne mode!

  6. Zoti ANDI ,NESER JU DHE FATOS LUBONJA DHE ARMAND SHKULLAKU PESHTYJENI NE SURRAT ,DULLA KO-TIN DHE EDI RAMEN SE NA QELBEN ME KETE POLITIKE INJORANTESH thotë:

    LAPSI,al DHE STAFI ,PORTALI ME I LEXUAR NE SHQIPËRI DHE KOSOVE

  7. Sot, fiks 30 vjet pas kapercimit te mureve te ambasadave ne Tirane, shqiptaret ende ndihen jashte Evropes dhe vazhdojne kapercejne mure per t’i ikur mjerimit.
    Nese te gjithe e dime se vuajtem plot 45 vjet nga diktatura bolshevike hoxhiste, jemi sot 30 vjet nen kthetra te tjera, te reja, por po aq te vjetra.

  8. Bushat , te gjithe politikanet jane te tipit Rama . Keta te rinjt e kane kthyer parlamentin ne estrade por te pakten po perpiqen per ca gjera te mira per ne . Ne duhet te kapemi me kasten e vjeter qe e kane kthyer popullin ne nje skllaveri moderne . Njeren pale e vene kundra tjetres dhe ne fund te fituarit e vetem jane keta te kastes se vjeter politike . Jane bere te padurueshem . A nuk ka ardhur koha tu kthehemi te gjitheve pa perjashtim ? A nuk ka ardh koha per revolucion ?

  9. As do të kenë nevoje televizionet shqiptare në të ardhshmen, që të sajojnë skeçe humoristike politike.
    Kanë me qindra video në arkivat e tyre me kllounadat e Ramës.
    Janë të paharueshme skenat që bënte ai gjatë kohës së protestave të studentëve, nga lutjet “përgjëruese” që ju drejtonte studentëve që ta merte ai rolin udhëheqës të protestave, e deri tek ofendimet e sjelljet arrogante me ta e me moderatorët e studiove televizive të Top Channel.
    Kam parasysh një skenë të tillë kur ndryshe nga sa priste, në një emision të Top Channel , studentët e bënë për ujë të ftohtë, e ai i xhindosur ju afrua kamerave e ulërinte duke u tundur e shkundur megjithë trup.
    Po skenat më humoristike në Kuvend , padyshim që i ka në ndeshjet me batuta me robaqepsin Gjuzi.
    Më tregonte dikush që në qytetin e tij ishte një i marrë që njerëzit e ngacmonin duke e prekur e i thoshin “ta lashë” e iknin me vrap,
    Bridhte i gjori gjithë ditën nëpër qytet që ta gjente ate që e kishte prekur, që ti thoshte mandej “ta lashë.
    Këtë punë bën Rama tani me Gjuzin, por edhe me Rudinën e Myslimin.
    I “ngacmon” ata me ate gjuhën e tij harbute, e ata ja kthejnë për tja plotësuar kënaqësinë.
    Igjo

  10. O i paemer i ores 16 e 34 me siguri o do jesh Patozi osé debilja Hajdari . Permend partit PD, PS, LSI e para e punes Gabon ne renditje duhet thene PS, PD, LSI nga ky reagim e kuptoni qart se anon nga PS . Ti harron kush po e fundos Shqiperine tani ne keto 8 vjet e ATO nuk Jane PD e LSI por PS . Perse nuk kujtone partite si Bindja demokratike , Zgjidhja , PSD Republikane Agrare, Partia e Paskal Milos e te tjera qe nuk bejne zgjedhje per kryetare per shume vite . Prandaje o Bindja beje opozite opozites per te marr ndo nje kocke nga Rama

  11. Jo serioziteti i kllounit,mashtruesit patologjik Edvin D’Rama qe tall bythen me nje popull,qe Parlamentin dhe institucionet shtetrore i perdor si leter higjenike,duhet analizuar si i sëmurë mendor dhe jo si fenomen social-politik,nese duam te kuptojm thelbin e “kolerës Rama”.Ne Vlore Rama ju pergjigj Studentit,se Vilen ne Surrel
    e kishte bërë me Paratë qe kishte fituar ne emigracion(ku nuk ka punuar asnje ditë),por pas dy Javesh ne
    menyre euforike si gjeli siper plehut,me buzet qe i ngjiste peshtyma si çimçakiz nga kokaina,deklaroi se Vilen
    ne Surrel e kishte bërë me Leket e Gruas!Kryeministri mohon para milona shqiptareve ate qe pohoi dy Javë
    më parë!Sociopati,depresivi,supermashtruesi D’Rama,person me disa fytyra,heq dhe ve maskën sipas rastit,
    per ti dhënë të drejtë vetes edhe aty ku nuk ka as 0,0001% te drejtë!Akoma nuk eshte arrestuar Avdjol Dobi,administratori i “DH Albania”,por Rama qe ka 7 vjet ne pushttet,akuzon si “vjedhes”kundershtaret
    politike megjithese nuk ka denuar asnjerin,megjthese ata jan pa imunitet dhe mund te denohen pa shume probleme.Zyrtarisht diagnoaza Edvin D’Rames perkufizohet si “psikozë afektive”,nje gjendje e çrregullt
    e mendjes,qe rezulton ne veshtiresi te dallimit te asaj që është e vërtetë nga ajo që nuk është,
    pra jasht realitetit.Kete simptomë e kemi vënë re shpesh tek Kryeministri kur debaton me dikë
    ne emisionet televizive,ku ai kundershton veten paturpesisht,mohon ate qe ka thene dhe ka shkruar!
    Ky eshte rasti kur Rama ishte perballe me Z.Bushati ne Opinion.Po ne Opinion para nje Viti perballe Z.Mark
    Marku u shperfytyrua nga ekstremi ne nje tjeter ekstrem,tregoi se vuan nga ç’rregullime bipolare.
    Rama vuan permanent nga ndjenja e frikës prandaj edhe drogohet,fakt qe e tregoi para dy ditesh
    perballe Albin Kurtit.Rama eshte skizofren,fakt qe e ka treguar me agresivitetin ndaj vartesve te tij.
    Rama eshte Njeri me shume personalitete,luan intelektualin duke poshtruar te tjeret,por edhe cubin
    per te luajtur ate qe pelqen vulgu.
    Rama eshte obsesiv,e filloi me Teatrin para 20 vjetesh dhe me ne fund e prishi,e filloi
    me vjedhjen e ikonave para 25 vitesh,sa erdhi ne pushttet i vodhi ikonat Gjergji Thimos.Ndersa per
    shatervanin e Durresit e nisi Kristaqi ta prishte,por e finalizoi Rama!Kur prezantoi ne Vorë Agim
    Kajmakun ne zgjedhjet lokale,Rama deklaroi,se “te dy kishin nje te keqe te perbashket,ishin kokëfortë”!
    Kush eshte diagnoza e vertete e Edvin D’Rames?Studiuesit psikiater kan arritur ne perfundimin se
    ç’rregullemet psiqike kan te njejtat rrënjë perbashketa biologjike,prandaj paciente te psikiatrise
    vuajn njekohesisht nga shume ç’rregullime te tilla.

  12. prap artikull per ramen andi shkret
    i del rama dhe ne gjume
    e none none ca ben inati

    o and koqja, deputetet e oppzites ne parlament inka zgjedhur vet lulezimi me monabuçen o kaush

    1. O durrsak bolja merru me shkrimin jo me autorin.
      Rama eshte person publik o debil dhe ne te gjith boten merren me presidentet dhe kryeministrat.

  13. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.Parlamento kushte kur ishin pal dajci paloka muli salihu qe shante me liber shtepie Mona e cizmes tritani i prasit vokshin e vjollces spahon pinjolliin e komunistit te vjeter spaho babasin intelektualin e vertet mediun e gerdecit ndoken kelmendit dulen mimen zhivoles te gjithe keta bushat kane bere buj ne kuvend

  14. Edi Rama personazh i Kunderes?
    Jo, jo , esht personazh i Menderes,
    del e trego perralla, trego barzaleta,
    pret qe ti thone – Rama Tungjatjeta!
    i stisur nga media, e i ngritur ne qiell,
    e kur doli pa brek me bythen ne diell,
    del e flet brrockulla, pellet porsi krric,
    per asgje s’ka haber, per asgje s’di hic,
    ka rreth vehtes plot ministra lapangjoz,
    ne gare mes tyre kush esht me karagjoz,
    kur derdellit Rama ato dokrrat futja kot,
    qeshin dhe e shajne – Po llap Rama idiot!

  15. Ramavirusi eshte peshk kunderr rrymes se shte i cik skico, skic!
    C’pret nga nje dordimen , shok i ngusht i saliut? karavidhe socialiste asgje me shume a me pak.

  16. Me falni, po c’te bej qeveria me nje budalla te tille?

    Hyn ne nje bulmetore, mbyll deren se do bej videon e tij idiote, ne pak meter katror e pa ajrim behen tre vete bashke, asnje me maske, asnje me doreza-dyqan ushqimi, llap e llap e shperndan sterkla ngado per 30 minuta e me shume me rradhe, prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!Ja keni luluqen we po shperndan covid falas per te gjithe kudo qe shkon pas pese ditesh shtoheni numri ku shkel ky loqja salihut

    1. Me nje budall si ti or Ethem bythqir Lalaj Gomarica madhore dhe loqja e Rames ketu e kemi te garantuar humorin

  17. Se pari: Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT

    Se dyti: Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT

    Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit

    Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????

    Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove,

  18. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët trangullin prasin kungullin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *