• |
ide | kryesore

Asnjë fitues, asnjë i favorizuar: Kukësi-Teuta 0-0

Sport



Nuk ka patur fitues ndeshja e sotme mes Kukësit dhe Teutës e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. 0-0 janë ndarë rivalet në përballjen e parë të këtij kompeticioni, ndeshje e cila u luajt në “Elbasan Arena”. Megjithë tentativat e shumta, të një loje e cila u luajt kryesisht në mesin e fushës, finalisti i Kupës do të përcaktohet në “Niko Dovana” të Durrësit. Kujtojmë se skuadra bregdetare luajti me 10 lojtarë në 3 minutat e fundit të takimi për shkak të daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kuro.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *