• |
ide | kryesore

Basha thirrje qeverisë: Plazhi është bosh. Lërini llafet dhe budallallëqet që këpusni nga mëngjesi deri në darkë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Divjaka, ku ishte për të takuar e biseduar me bizneset dhe operatorët turistikë që po përjetojnë një situatë të vështirë këtë sezon, për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të lërë propagandën, por të kthejë vëmendjen nga turizmi.

Administratori i një hoteli i shprehu Bashës shqetësimin se në biznesin e tij janë duke punuar me 50% të stafit.

“Në kohë normale janë rreth 70 të punësuar, por ndryshe nga vitet e tjera stafi këtë vit është i reduktuar thuajse me 50%, por është e pamundur që me shërbimet që ofron ky resort ta mbajmë me një staf të tillë. Problematikat e këtij viti janë shumë të mëdha, quhet një vit i zi dhe shpresojmë që ta kalojmë sa më lehtë”, u shpreh administratori i një hoteli.

Në vijim të bisedës me administratorin Basha tha se i kishte bërë përshtypje fakti se nuk kishte parë asnjë klient në lokal. Kreu i demokratëve premtoi se me ardhjen e tij në qeveri efekti që turizmi do të japë do të jetë i shumëfishtë edhe ne degë të tjera të ekonomisë

Efekti që turizmi do të japë nesër me qeverisjen tonë është i shumëfishtë edhe ne degë të tjera të ekonomisë.  Ajo që do të arrijmë është me numrin e turistëve në rritje do të rrisim degë të tjera të ekonomisë si bujqësia, përpunimi i prodhimit bujqësor e blegtoral, që do të dedikohet për një konsum shumëfish më të lartë se konsumi normal i banorëve të vendit.

Për këtë kërkohen politika reale, mbështetëse dhe jo tortura dhe kalvari i përditshëm i inspektorëve të ngjalave, të disa llojeve, që janë shtuar si kërpudhat pas shiut, të cilët me vitin e parë të qeverisjes sonë do të jenë në karantinë. Moratorium për një vit, derisa Shqipëria të ketë një kuadër normal të inspektorateve. Duke filluar nga ai tatimor, që as biznesi i vogël dhe as fermeri, as sipërmarrjet e mëdha të mos zgjohen e të ngrysen me inspektorë të dera dhe të harxhojnë gjysmën e kohës sa për burokracira e ryshfete.

Do ti japim fund konkurrencës së padrejtë. Lejeve dhe licencave që jepen kuturu, që siç paralajmërova, po vazhdojnë te jepen edhe në ditët e fundit të kësaj qeverie.

Plazhi i Divjakës është bosh, Plazhet tona nuk duhet të jenë bosh. Ne do të bëjmë gjithçka të stabilizojmë gjendjen sot. Nuk kam ndonjë shpresë të madhe në korrigjimin e kësaj qeverie në ikje, por do bëj gjithçka që kam në pushtetin tim për sensibilizim. Ti lënë llafet, shfaqet propagandën, budallallëqet që këpusin nga mëngjesi deri në darkë dhe të ndalin dorën me dhënien e tenderave dhe licencave korruptive dhe të kthejnë vëmendjen në këtë plazh bosh, që është një bukuri që vret”, deklaroi Basha.



9 Comments

  1. O loqe ti sikur bisedove me kreret e be qe kufijte nuk do ti hape as ne korrik,gezim te madh paske o lulzime ne familje,placherà jane bosh ne te gjithe europen,ky loqja thote ne golem

    1. O legen i ripjelljes ka 1muaj ne Itali qe nuk gjen vend te lire ne plazh. Hajde dhe shikoi. Ah se harrova nuk te lene se je me zgjebe . Ngordhni aty qelbesira.

  2. Per feformen zgjedhore :

    Nje nga 2 akuzat kryesore te dosjes 184 eshte transporti ne qendrat e votimit nga partite politike te zgjedhesve te tyre. PDj beri nje zhurme shume te madhe ne media me deklarata te perditshme se ‘KJO GJE ISHTE SKANDALOZE SE INFLUENCON VOTUESIT PARA VOTIMIT’ .

    Cfare ndodhi kete jave : Nje gazetare e pyet Gjiknurin se a do te hiqet e drejta per transportin e votuesve nga partite ne qendrat e votimit ? Gjiknuri pergjigjet … ‘ Ja kemi lene ne dore PDs kete pike . Ta bejne si te duan at” .

    Mbas nje dite vjen reagimi i PD-LSI : ‘ PD-LSI KERKOJNE TE MOS NDALOHET TRANSPORTIMI I VOTUESVE DREJT QENDRAVE TE VOTIMEVE NGA PARTITE POLITIKE ”..

    Ja pra , akuza e dosjes 184 qenka e pa baze. Sepse NUK PASKA QENE E PALIGJSHME TE TRANSPORTOSH VOTUESIT ( E TU) NE QENDREN E VOTIMIT , DHE ATA QE ULERITEN ME SHUME KUNDER KESAJ PIKE … SOT PO VENDOSIN TA MBAJNE NE FUQI.

    Nuk e di se cfare kane per te komentuar per kete rast komentuesit trushplare te PDs ?

  3. rilindas qe keni komentuar ketu lart , ju befte mire sufllaqja e fuges per sot , uroj mos te kete patur shume qepe se do qelbni dunjane o kerma

  4. Fola me disa zyrtarë të BE”, Basha i bindur: Kufijtë për Shqipërinë s’do hapen në korrik.ti kopili salihut qe jeton gjoja ne itali,nuk eshte nevoja te jesh atje mjaft te shikosh rai dhe mediaset dhe i ke kuptuar te gjitha,dhe ketu rradha e makinave u be kilometrike per fund jave,keshtu o kopili salihut

  5. Ky ka qene ne Divjake dhe nuk e di qe plazhi Divjakes ka disa vite qe nuk funksionon pasi ka hyre deti deri ne 600 metra dhe thellesia e ujit eshte diku te 70 cm. Nuk besoj se ka njeri te eci 600 metra per tu lare ne thellesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *