• |
ide | kryesore

Denoncimi nga radhët e PD: Çdo makinë do paguajë 17 euro për rrugën Milot-Fier që shpalli Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SELIA-BLU.jpg



Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike Dorjan Teliti deklaroi se rruga Milot-Fier me një shumë prej 1.2 miliardë eurosh është afera më e madhe korruptive e qeverisë ‘Rama’.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Teliti theksoi se çdo gjë në këtë tender është përcaktuar, madje dhe fituesi. Sipas tij, pavarësisht se qytetarët kanë paguar për rrugën e Fierit, tashmë do të paguajnë sërish nga e para, ndërsa foli për një taksë që shkon të paktën 17 euro. 

“Kishim parë dhe kishim dëgjuar në 7 vite, çmenduri nga më të ndryshmet. Por s’kishim dëgjuar kontrata apo vjedhje miliarda euro. Të arrinim në shifra marramendëse për të marrë tokën e privatëve dhe duke ia dhënë me koncesion të huajve për një projekt që janë deklaratat e kryeministrit dhe ministres së Transportit dhe asaj të Financave. Po përpiqen që të shpallin tenderin. Çdo gjë është paracaktuar. Dihet nga vet ata që po merren me letrat se kush do të jetë fituesi. PD po bën hetimet e veta, për të zbardhur në mënyrë më të plotë. Kemi dëgjuar çmenduria, por të arrinim tek shifra 1.2 miliard euro, kjo ishte e padëgjuar dhe e paparë. Ne kemi për detyrë që të denoncojmë. Ne ishim në krizë sociale dhe ekonomike para tërmetit dhe pandemisë. Ajo që na prezanton është dejavu i sjelljes 7-vjeçare. Një koncesion të radhës, tashmë prej miliarda eurosh, Është shprehja e kryeministrit që tha; s’keni parë gjë akoma. Dhe vërtetë që s’kishim parë gjë akoma.”, tha Teliti.

Po ashtu, ai bëri të qartë faktin se PD nuk është kundër ndërtimit të projekteve të tilla, por jo duke abuzuar me taksat e shqiptarëve. Sipas tij, akset e vjetra duhet të qëndrojnë, dhe më pas i takon qytetarëve se kë duhet të zgjedhin kur udhëtojnë.

“Në të gjithë botën ka rrugë me pagesë dhe pa pagesë. Në Itali ke një aks vendi që është shtetëror. Nëse nuk paguajmë sot asnjë qindarkë nga Tirana në Fier, ne e kemi falas rrugën, se e kemi paguar atë. Projekti parashikon që 63 % e rrugëve tona mos të jenë të disponueshme. Nëse ne shkojmë në Fier, do paguajmë një tarifë, edhe pse e kemi paguar më parë lekë, Ne shqiptarët duhet të kemi alternativën. Ne nuk jemi kundra investimeve, por jemi kundër marrjes së rrugëve të ndërtuara që ne dikur kemi paguar dhe të paguajmë sërish. Të përshkruash rrugën Milot-Fier do paguash të paktën 17 euro. Kjo është tarifa për makinat e thjeshta. Për makinat e biznesit është më e lartë. Po çfarë do ndodhi me këto biznese transporti? Janë të detyruar që të paguajnë këtë taksë të re. Ne nuk do anulojmë vetëm këtë koncesion, por të gjitha kontratat do kalojnë në filtër. Në rastin konkret ne jemi në hetim e sipër dhe shpresojmë që të mblidhen dokumentet dhe jemi vetëm në majën e ajsbergut.”,- theksoi ai. 



14 Comments

    1. Idioti i dobishem degjo pak aritmetike. Dje palloshi deklaroi se pagesa do te ishte 7 euro pa tvsh. Me tvsh jane 8,4 euro. Nese njeri niset nga Fieri epo do kthehet se helbete ne Milot tere jeten sdo rrije. Pra 8,4+8,4=16,8 euro. A po paskan genjyer me 0,2 euro. Debil.

    2. E kuptove tani nga erdhi 17€?! Dhe prit se ky është vetëm fillimi, nga 17 do behet 20, 25, 30€, etj… dhe ku do t’a kërkosh të drejtën pastaj?! …. Kush është copa mishit tani??

  1. Sa loqe jeni o shpellkaret e pd,mos I bie nga kjo rruge dhe nuk paguan,ka dhe rruge te tjera per te shkuar ne fier,o loqet e majte te salihut qe udheheqin pd sot

    1. Kjo qe thua ti, qe po deshe te paguash 17 euro kalo ne kete rrugen e re, po s’deshe kalo nga rruga e vjeter do ishte e vertete nqs per kete rruge paguan 1.2 miliard euro koncensionari, por jo te paguajme ne,dmth femijet tane dhe ne fund te na thuhet paguaj edhe 17 euro ose bjeri nga rruga e vjeter. Jeni ne metro more te babezitur?

    2. Po, mund të ketë edhe rruge të tjera, por ti je injorant dhe driteshkurter dhe ja sepse:

      – rruga origjinale është paguar njëherë nga populli shumë kohë përpara.
      – rruga origjinale mund të riparohet a zgjerohet, pa u bere me pagesë, sic i beri PD aq sa beri.
      – rruga tjetër është më e gjatë dhe rrit mundësinë per aksidente.
      – rruga tjetër nuk do mirëmbahet si e reja, sepse kompania a shteti i korruptuar nuk kan interes t’a mirëmbajn.
      – do shtohet trafiku në rrugët e vogla se njerzit duan të shmangin pagesat tek e reja.
      – etj etj …

      Kush është idioti tani apo “loqe, shpellkaret” ??

  2. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  3. Lulzim Basha kërkoi të përcillte sot një mesazh përmes “Twitter”-it, por që më shumë se koherent, ishte “shterpë”. Basha i cuditi të gjithë teksa ndau me një postim fotomesazh që i referohej një shprehje të Xhon Kenedit: “Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”. Jo se nuk e dimë këtë shprehje, por se nuk dimë sa i përshatet Bashës kjo shprehje. Duket sikur të jetë një maçok me çizme, sepse as i nget dot kur i vesh, por as nuk i shkojnë shprehje të tilla për aforizma.Ja lexoni lulzimen dhe qetesoheni pastaj o shpellkare cecene

  4. Po ta kuptoni se çpo thoni do qeshni me veten tuaj o lexues idiot . Njeri thote ka vjedh me shume Basha me rrugen e kombit , tjetri thote ka vjedh Rama me shume .jeni per te qesh e per te qare me oiiii . Lereni militantizmin menjene . Keta te gjithe po na vjedhin dhe po na perdorin si kavie . Ne zihemi e ata fryjne xhepat . Ngrihuni , te behemi te gjithe se bashku kunder te gjithas kurvave te politikes , ndryshe ne bythe do ta kemi tere jeten . Kuptohet here do na e fus njeri e here tjetri , me rrotacion . REVOLUCION O VLLEZER , VETEM REVOLUCIONI BON DERMAN .

    1. Ti mire e ke, po kush do ta beje atë revolucion?! PD ka marr fund prej kohësh, individët i shkelin me këmbë, median e kane kapur, kush? A nuk e shembën teatrin dhe aq pak zhurmë qe u be, e mbytën menjëher dhe dy organizuesit vëllezërit Budina i kyçen brenda me korona! Pastaj mos të harrojmë tradhtarët e huaj sorrosian, etj, etj… Më vjen keq te ta them qe gjërat kanë marrë fund.

      Por ka nje tjeter gjë qe do ja sjelli te keqen këtyre tradhtareve e armiqve, që as nuk e dine e as do e marrin vesh se nga do t’i vijë.

  5. Here na qine njoni e here tjetri . Nuk kemi as koh me la bythen por kemi kohe me u zon me njoni -tjetrin . Keta vjedhin dhe ne zihemi , keta hane havjar ne skemi buke ne rafte , keta pine shampanje ne nuk kemi as uje prroi .
    Ky popull jemi e kete meritojme . Qepeni kurva , qepeni dhe hiqni breket . Biles mbajini gjithmone ne koke qe te jeni
    gjithmone ne gadishmeri per partine . Ose ngrihuni ne revolt dhe tu tregojme vendin kurvave te politikes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *