• |
ide | kryesore

Dështon eksperimenti me tifozë në Kupën e Danimarkës: grumbullimet në tribunë ndërpresin ndeshjen

-Instant, Sport



Finalja e Kupës së Danimarkës në futboll është ndërprerë për rreth 15 minuta sepse tifozët kanë refuzuar të respektojnë rregullat e distancimit social në brendësi të stadiumit. Ishte ndeshja e parë e lejuar nga qeveria me rregulla më pak të rrepta në lidhje me parandalimin e rrezikut të infektimit me covid-19 e praktikisht dështoi. Në Esbjerg, ishin përballë formacionet e Aalborg e Sonderjyske. Në cdo sector të stadiumit ishte lejuar hyrja e 500 spektatorëve, një pjesë e të cilëve nuk respektoi rregullat e distancimit të parashikuara për dy metra largësi, pavarësisht hapësirës së disponueshme.

Arbitri ka pezulluar takimin për 15 minuta kur tifozët e Aalborg refuzuan të qendronin në vendet e përcaktuara, pavarësisht ndërhyrjes së policisë e të vetë lojtarëve që janë munduar ti bindin të respektojnë rregullat. Në këtë pikë, policia ka evidentuar rreth 40-50 nga këta tifozë duke i nxjerrë jashtë stadiumit, për ti hipur në autobus e shoqëruar deri në Aalborg. Ndeshja më pas vijoi normalisht e përfundoi 2-0 për Sonderjyske.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *