• |
ide | kryesore

Detaje rrëqethëse/ Vajza kishte 2 javë e vdekur, nëna priste të ringjallej

Arkiva, Lajme, Të fundit

Detaje rrëqethëse dalin nga ngjarja e rëndë të ndodhur në Kombinat, ku Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç, nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre, ndërsa vajza e tretë Blerta 34-vjeçare është në gjendje të rëndë në spital.

Burime nga policia thanë se dyshohet që vajza 30-vjeçare ka ndërruar jetë gati 2 javë me parë për arsye që ende nuk dihen. Nëna dhe motra e saj, nuk kanë njoftuar policinë dhe as të afërmit e tyre, me shpresën se ajo do të ringjallej. Dyshohet se ato kishin hequr dorë nga ushqimi për tu vetëflijuar. Policia tha se gjeti libra të shumtë dhe mesazhe fetare të shkruara prej tyre.


Ato ishin besimtare të sektit të Jehovait dhe besonin në jetën pas vdekjes. Nënë e bijë e kishin mbështjellë 30 vjeçaren me batanije dhe jorgan dhe e kishin lënë në krevatin e dhomës së gjumit.
Familiarët i thanë policisë se kishin shkuar për vizitë gjatë ditëve të fundit në shtëpi, por nuk e kanë takuar, Anisën.

Vëllai i 56-vjeçares ka raportuar se motra është justifikuar duke thënë se vajza ndodhet në dhomën tjetër ose është duke fjetur. Ndërsa fqinjët thanë se i kishin parë rrallë kohët e fundit.

“Në kohën e pandemisë ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma punonte. Ajo pastronte shtëpi. Vajzat kanë punuar por u shkurtuan nga pandemia. Si familje kanë qenë të shkëlqyera. Kishin ca kohë që jetonin këtu. Ajo e ëma dilte bënte pazar. Bashkëshorti i kishte vdekur.

Që në pandemi ishin mbyllur. E ëma dilte. Kisha ca kohë pa i parë. Kishte vetëm dy vajza. Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat po secili shikon hallin e vet. Të gjithë janë me probleme. Ka një motër në pallatin tjetër, vinin shpesh i shikonin”, – u shpreh fqinja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. ©LAPSI.al

11 Comments

  1. Boll na treguat filma horror. Shteti duhet ti mbyll kego sekte ilegale dhe jo tradicionale ne shqiperi. Te bej nje ligj te posaçem qe mos lejoj te hapen sekte apo ndertesa kulti jashte kontrollit te insitucioneve shteterore.

      1. Nuk e mora vesh pse kalove ne ngjyrime politike. Ti o i mjere edhe sikur lajme per motin te jene do dalesh dhe do shash ata politikane qe nuk do. Kesaj i thone skicofreni . Mblidh mendjen se ke kohe akmoa te sherohesh.

    1. Keto Sekte qe i bejne shplarje truri njerzve per te kaluar ne veprime ekstreme si izolimi nga bota apo flijimi duhet te ndalohen me ligj.
      Po nuk i ndaloi shteti ti kapin me shkelma qytetaret.
      Pak halle kemi ne edhe kta na duhen.

  2. Ja dhe arsyeja pse shqiptaret jane te izoluar per dyti dhe eshte ne humnere dhe e mbytur me 8.2 miliard € borxhe ne 7 vjet u gjet. E gjeten sufllaqet e fuges qe pa dyshim tani do jetojn te lumtur ne llumin qe ndertoi mavri kumandari vet…. meruni me hallet tuaja o sufllaqexhinj se neser gjithsesi limon i shtrydhur ne kosh do perfundoni njelloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu