• |
ide | kryesore

E kanë grabitur dy herë në rrugë, mamaja e Zaniolos habit: “Nuk ka vend më të mirë se Roma”

-Instant, Sport

Juventus e ka vënë në shënjestër për sezonin e ardhshëm, por për Nicolò Zaniolo “asnjë vend nuk është më i mirë se Roma”. E ka të sigurtë mamaja e talentit verdhekuq, që në rastin e datëlindjes së 21të të birit ka folur për të ardhmen e tij në mikrofonët e Retesport: “Për merkaton nuk di asgjë. Por di që Nicolò ndihet mirë tek Roma, tifozët e duan e një vend më të mirë se këtu tani për tani nuk mendoj se ekziston. Jemi të gjithë të lumtur në Romë”.


Francesca Costa ka qetësuar edhe tifozët verdhekuq në lidhje me gjendjen fizike të Zaniolo, që po rikthehet ndër të disponueshmit e Fonseca pas këputjes së kruciatit në janar: “Nicolò është i motivuar, cdo ditë na tregon që është gjithnjë e më mirë e se është i kënaqur që është përfshirë përsëri në ekipin e parë. Mezi pret të ndihmojë Romën në fushë”.

Francesca në fakt është grabitur dy herë rrugëve të Romës: hajdutët tentuan të vjedhin makinën e saj, pa ia arritur qëllimit, por duke dëmtuar rëndë pjesën e brendshme të saj. Keqbërësit shkëputën timonin dhe kishin cmontuar kroskotin. Vetë mamaja e futbollistit e rrëfeu ngjarjen, duke postuar në Instagram edhe një foto të makinës së dëmtuar. “Mirë që të paktën ka dashuri… po të ishte e kundërta duhet të shpjegoj ndonjë gjë. Mirëdita ju që nuk humbni vesin të bëni surpriza të bukura…”, ishte postimi ironik i gruas. Nuk është hera e parë që kur është në Romës, që mamaja e Zaniolo ka mbetur viktimë e hajdutëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu