• |
ide | kryesore

Emisioni i Ellen Degeneres, drejt mbylljes

-Instant, Paparazzi, Slider



Që prej vitit 2003, Ellen DeGeneres prezanton emisionin e saj The Ellen DeGeneres Show, por burime të brendshme të tabloidëve të ndryshëm thonë se sezoni i 17 mund të jetë i fundit.

Sipas burimeve, thuhet se shkak është bërë ulja e shikueshmërisë. Ndonëse emisioni u përshtat në kushtet e shtëpisë, duhet thënë se online u shkrua se nuk e pati aspak “magjinë” e mëparshme. Një tjetër arsye që theksohet lidhet me polemikat mbi sjelljen e DeGeneres me stafin dhe personazhet e njohur. Kujtojmë se kohë më parë, Ellen u diskutua për mënyrën si trajtonte punonjësit. Sjellja e saj u trajtua edhe nga YouTuber-ja Nikkie de Jager. Megjithatë pavarësisht thashetheheme, produksioni u shpreh për New York Post se “Telepictures (televizioni ku shfaqet The Ellen DeGeneres Show) mund ta konfirmojë që është e pavërtetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *